GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Besnik Pjetrin (Përdeda), i cili në muajin gusht të vitit 2022 vrau ish- vjehrrin dhe ish-kunatin në fshatin Grykë Zezë.

Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtje pa leje.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të 29 gushtit 2022 në fshatin Gryk Zezë, ndërsa viktimat janë Pjerin Perjaku 56-vjeç dhe Gent Perjaku 32-vjeç. Shkak për vrasjen ishte fakti se nuk e lejonin të takonte 2 vajzat. I shumëkërkuari u vu në pranga në dhjetor nga forcat RENEA.

Si ndodhi krimi

Pjetër dhe Gentian Përjaku, përkatësisht 56 dhe 33-vjeç u ekzekutuan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri mbrëmjen e 29 gushtit 2022 pranë banesës së tyre ku Besnik Pjetri i kishte bërë pritë.

Babë e bir ishin kthyer të hënën nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasmë në vendlindje, te disa të afërm.

Ish-dhëndri ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash duke u marrë jetën.

Pas ngjarjes, autori i krimit të rëndë u largua nga vendngjarja për tu arrestuar 4 muaj par vrassjes së dyfishtë.

Si nisi konflikti

Tragjedia në familjen Përnjaku duket se zë fill gjashtë vite më parë, pas një divorci të vajzës së viktimës me bashkëshortin. Sipas burimeve, autori i krimit të rëndë, Besnik Pjetri, i cili ishte babai i dy vajzave, ishte divorcuar prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij. Divorci kishte vazhduar me probleme të shumta mes tij dhe ish-bashkëshortes, jo vetëm për faktin se mes tyre ishin dy fëmijë, por edhe pretendime të tjera.

Madje, për shkak të konflikteve kishte ndërhyrë edhe policia italiane, duke arrestuar Besnik Pjetrin, i cili sipas burimeve ka qëndruar dy vite prapa hekurave. Por, as kjo nuk e kishte bërë që t’u jepte fund konflikteve.

51-vjeçari pretendonte se familja e ishbashkëshortes së tij i kishin borxhe dhe se ato nuk ia kishin kthyer. Një tjetër pretendim i autorit të dyshuar të krimit, ishte se ata nuk e lejonin të takonin vajzat e tij, çka dyshohet të jetë bërë shkak dhe për krimin e rëndë.

 

Etiketa: Besnik PjetriBurgGjykata

Lajme të lidhura

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!
Aktualitet

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Para
Zjarr në Kopenhagen, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra/ VIDEO

Zjarr në Kopenhagen, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra/ VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26

Analisti Fatos Lubonja e cilëson protestën si një agjent të rëndësishëm ndryshimi, që sipas tij ka arritur të nxjerrë në...

Lexo më shumë
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26
Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

Zhupa: Asnjë platformë nuk e shpëton dot, Edi Rama është bërë i pariciklueshëm!

18:25 - 24/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com