GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau krushkën dhe e hodhi në kanal, zbardhet dëshmia e autorit: Ja si nisi sherri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau krushkën dhe e hodhi në kanal, zbardhet dëshmia e autorit: Ja si nisi sherri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e javës së kaluar, ku Fetah Marra vau në mënyrë makabre krushkën e tij 65-vjeçare, Fatime Suli, e cila u gjet e vdekur në kanal dhe e zhveshur nga mesi e poshtë.

Gijotina.com ka arritur të sigurojë dëshminë që autori ka dhënë para uniformave blu, ku ka treguar itinerarin e krimit dhe shkakun që e çoi drejt ngjarjes së rëndë. Marra ka deklaruar se viktima i kishte atij 60 mijë lekë të vjetër borxh dhe refuzonte t’ia jepte. Në dëshmi, burri thotë se i gjithë fshati mbarështonte tufat e dhive me 3 cjeptë e tij të racës dhe për çdo mbarështim i paguanin atij 5 000 lekë (të vjetër).

“Fatimeja më kishte 60 000 mijë lekë (të vjetër) nga mbarështimi i tufës së saj dhe unë shkova për t’ia kërkuar. Kur shkova atje, e pashë shumë afër duke biseduar me një bari tjetër, Izetin, dhe u largova. U ktheva përsëri 1 orë më vonë, isha i pirë dhe pasi e pashë vetëm, iu afrova dhe i kërkova lekët. Ajo filloi të bërtiste e të më gjuante me gurë dhe unë e kapa nga prapa në fyt dhe e shtrëngova. Pas disa sekondash ajo ra në tokë pa ndjenja. E shkunda disa herë dhe kur e pashë që nuk po merrte frymë, e kuptova që kishte vdekur. Nga frika se mos me zbulonin, e tërhoqa zvarrë disa metra për ta hedhur në një kanal në afërsi të serave të saj dhe e mbulova mirë me gjethe e rrozga, duke shpresuar që do ta gjenin me vonesë dhe nuk do të më fajësonin mua. U largova me vrap mes për mes tokave dhe shkova në shtëpi, kur më doli pija dhe po kujtohesha, as vetë nuk e besova që e gjitha kjo kishte ndodhur me të vërtetë, deri në momentin që erdhi Policia dhe më morën me furgon”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Marra ka deklaruar se viktima e kishte qëlluar me gurë dhe kjo ishte arsyeja pse e kishte mbytur. Në lidhje me faktin se gruaja u gjet e zhveshur nga mesi e poshtë dhe akuzat e hedhura se ai mund të kishte dashur të abuzonte me të, mësohet se Marra ka deklaruar se tutat iu hoqën në momentin kur po e tërhiqte zvarrë për ta hedhur në kanal.

Ai ka pranuar se ka qenë katër herë i divorcuar dhe se gratë e kishin braktisur për shkak se konsumonte alkool dhe më pas bëhej i dhunshëm ndaj tyre.

Etiketa: Kryesore1KuçoveVrasje

Lajme të lidhura

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës
Aktualitet

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Para
Ia premtoi Triksës, por Donaldi ka në trup një tatuazh dedikuar Borës

Ia premtoi Triksës, por Donaldi ka në trup një tatuazh dedikuar Borës

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com