GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau me thikë gruan, dënohet shqiptari në Zvicër

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhje në Zvicër u lexohet aktakuza në gjuhën shqip
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut u dënua me 15 vjet e shtatë muaj burg, 15 vjet dëbim nga vendi dhe gjobë prej 500 frangash. Dëbimi nga Zvicra vlen edhe për të gjitha shtetet tjera të zonës së Shengenit. Ai, më 26 gusht të vitit 2019 e kishte vrarë në Dietikon bashkëshorten e cila jetonte ndaras nga ai, duke e goditur pesë herë me thikë, pasi më parë, e goditur me grushta nga ai, ajo kishte humbur vetëdijen.

Përveç për vrasje, ai është shpallur fajtor edhe për një sërë deliktesh ekonomike dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor. Dënimi tashmë shndërrohet në masë terapeutike stacionare. Vrasësi, i cili ishte konsumues i kokainës, ndodhet në pavionin e sigurisë së lartë, të klinikës psikiatrike Rheinau që nga vera e vitit 2021 ku po trajtohet për çrregullimet e tij mendore. Ai merr disa barna psikotrope.

Gjykata ka vendosur se vrasësi është përgjegjës në parim për dëmtimin e familjes së viktimës, veçanërisht fëmijëve, shkruan Limmattaler Zeitung. Fëmijët gjithashtu duhet të marrin secili nga 70,000 franga dëmshpërblim, ndërsa prindërit e viktimës nga 50,000 franga secili, vëllai 10,000 franga dhe vëllezërit e motrat e tjerë nga 8,000 franga.

Shumicës së shumave të përmendura i shtohen pesë për qind interes (kamatë) që nga dita e krimit. Përveç kësaj, vrasësi i detyrohet shtetit edhe për shpenzimet procedurale, ndonëse nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të paguajë për të gjithë këtë. Duke shpjeguar vendimin, gjyqtari i qarkut Hoffmann që në fillim e bëri të qartë se ai ishte “dukshëm mbi kërkesën e prokurorit publik”. Sepse në seancën e së mërkurës prokurori kishte kërkuar 14 vjet e një muaj burg ndërsa tani janë shqiptuar 15 vjet e shtatë muaj.

Duke iu drejtuar vrasësit, Hoffmann tha: “Gjatë hetimit ju thatë se nuk jeni kriminel dhe as vrasës. Por ju jeni një vrasës dhe kriminel i rëndë. Thjesht duhet ta keni të qartë këtë”. Më pas gjyqtari kundërshtuar argumentin e autorit se kishte qenë ai që ishte sulmuar nga gruaja e tij. Kur 40-vjeçari kishte kapur thikën, “ajo kishte qenë tashmë e shtrirë dhe plotësisht e pambrojtur”, tha Hoffmann.

Etiketa: denohetGruaShqiptarithikevrauZvicër

Lajme të lidhura

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Para
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa t’ju tradhtojnë

Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa t'ju tradhtojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë
Aktualitet

Atentat në Vorë, 50-vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

07:55 - 12/07/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e...

Lexo më shumë
Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

Bellingham hero i Anglisë, “Tre Luanët” shkojnë në gjysmëfinale pas përmbysjes dramatike me Norvegjinë

07:31 - 12/07/26
Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com