“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Fabian Vukajn, i cili vrau motrën e tij shtetasen Diana Vuka, 58 vjeçe.
Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuar si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit.