GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, 45-vjeçari nuk flet para hetuesve dhe bën gjeste skizofrenie

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje i ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, 24 gusht, në Lushnje, ku Florian Dalladaku, 45 vjeç, ka sulmuar me sqepar prindërit e tij, duke i shkaktuar vdekjen nënës dhe plagosur rëndë babanë.

45-vjeçari goditi nënën e tij, Florije Dalladakun, 80 vjeçe, e cila nga plagët e marra, e moshuara ka humbur jetën në banesë.

Ndërkohë, babai i tij, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, është plagosur rëndë. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, për shkak të gjendjes kritike për jetën, ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Pas krimit, Florian Dalladaku ka marrë automjetin e vëllait dhe është larguar nga banesa dhe është kapur më pas nga një patrullë e Policisë në Fier.

Në vijim të hetimeve, Policia po merr në pyetje familjarë dhe të afërm, në përpjekje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e sulmit.

Sipas dëshmive të të afërmve, 45-vjeçari kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe, gjatë gjashtë viteve të fundit, ka qenë dy herë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit.

Burime pranë grupit hetimor thanë se 45-vjeçari nuk reagon normalisht dhe se në vend të fjalëve bën gjeste të pakuptimta tipike të një skizofreni.

Po të njëjtat burime thanë se në automjetin tip “ford” me të cilin po arratisej autori i vrasjes, u gjet një çantë me ilaçe antidepresive të cilat dyshohet se Dalladaku i konsumonte për problemet mendore.

Po ashtu, bëhet me dije se vite më parë Dalladaku ka tentuar të vrasë me armë gjahu një bashkëfshatar. Për këtë ngjarje, ai është dënuar nga drejtësia.

Hetimet për krimin e rëndë vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa pritet të zbardhen rrethana të tjera mbi ngjarjen dhe gjendjen e 45-vjeçarit.

Etiketa: hetuesinene

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

Braçe: Kandidatin e Tiranës duhet ta zgjedhin socialistët, s‘mund ta bëjë Rama vetëm me një njoftim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i...

Lexo më shumë
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com