GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau policin në Lezhë, i riu ishte dhunuar nga efektivët. Zbardhet dosja në prokurori

10:18 - 16/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau policin në Lezhë, i riu ishte dhunuar nga efektivët. Zbardhet dosja në prokurori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aldi Rama, i riu që ekzekutoi oficerin e krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha dhe më pas vrau veten në një banesë të rrethuar nga forcat speciale RENEA rezulton se disa muaj më parë ishte dhunuar nga efektivët e policisë gjatë arrestimit të tij për kanabis. Detajet e reja janë zbuluar nga prokuroria e Lezhës, ku disa muaj më parë, Aldi Rama kishte bërë kallëzimin përkatës. Sipas burimeve nga organi i akuzës, kallëzimi është bërë në kohën kur i riu ishte në burg me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.

Madje, për këtë kallëzim, prokuroria e Lezhës ka regjistruar dhe një procedim penal për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare”, por që ende nuk ka një autor për dhunën e ushtruar ndaj tij. Në lidhje me këtë çështje hetimet po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të Policisë, të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës. Gjithashtu, më herët është bërë edhe ballafaqimi i të riut me tre efektivët e Policisë, të cilët pretendonte se e kishin dhunuar. Por, Prokuroria nuk ka arritur të provojë ende pretendimet e 21-vjeçarit Aldi Rama, pasi ky i fundit fillimisht e kishte referuar rastin te punonjësit e burgjeve dhe pas 2 muajsh ka bërë kallëzimin penal dhe për këtë çështje nuk ka një raport mjekoligjor.

Në këto kushte, prokuroria po verifikon nëse ngjarja e dhunimit gjatë arrestimit dhe ajo e vrasjes së oficerit Saimir Hoxha kanë lidhje mes tyre, apo e gjitha ka ardhur për shkak të mllefit të akumuluar të të riut ndaj uniformave blu. Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28 shtatorit, kur policia ndaloi makinën e drejtuar prej tij. Policia mendohet se i ka kërkuar mjet identifikimi Ramës, ndërsa ai i ka qëlluar me armë. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por pas pesë orësh ndjekje nga forcat RENEA u vetëvra me një plumb në kokë.

Etiketa: EfektivetLezhe

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Para
Merrte 20 cent në ditë, jeta e yllit të Napolit që sot kërkohet nga të gjithë klubet

Merrte 20 cent në ditë, jeta e yllit të Napolit që sot kërkohet nga të gjithë klubet

TË FUNDIT

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol
Sport

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26

Ernest Muçi ka folur para ndeshjes që Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Polonisë, sfidë kjo e vlefshme për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Mars 2026

07:33 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com