GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vrau të birin me plumb në gjoks, babai dënohet vetëm me 3.5 vite burg

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau të birin me plumb në gjoks, babai dënohet vetëm me 3.5 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skender Krasniqi është shpallur fajtor për vrasjen e djalit të tij Albert Krasniqi ndodhur më 27 janar 2021. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me tri vjet e pesë muaj burgim për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Gazeta Express ka siguruar aktgjykimin dënues ndaj Skender Krasniqit dhe në vijim të tekstit sjell detaje nga ky rast.

Në pjesën hyrëse të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës përshkruhet se si ndodhi vrasja e Albert Krasniqit.

“Më datë 27.01.2021, rreth orës 17:00 në parkingun, garazhet e ndërtesës që gjendet në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë”, i pandehuri nga pakujdesia ka privuar nga jeta djalin e tij tani të ndjerin Albert Krasniqi, në atë mënyrë që kur i ndjeri i ka lëshuar në dorë të pandehurit, revolen e tipit TT M57, për ta shikuar, të cilën ka dashur që ta blejë i ndjeri, revolja ka shkrepur në duart e të pandehurit në drejtim të ndjerit, duke e qëlluar në gjoks me ç’rast i ka shkaktuar plagë tejshkuese dhe vdekjeprurëse tani të ndjerit, i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes”, thuhet në aktgjykimin dënues ndaj Krasniqit, njofton gazeta Express.

Me këtë, në aktgjykim shkruan se Krasniqi ka kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Andaj gjykata e ka gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 5 muaj. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021.

Në seancën e shqyrtimit fillestar, pasi prokurori i shtetit ka lexuar aktakuzën, i pandehuri Skender Krasniqi ka pranuar në tërësi fajësinë për veprën “vrasje nga pakujdesia”.

Lidhur me pranimin e fajësisë, avokati kryesor i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka deklaruar se klienti i tij ka humbur djalin që ka dashur shumë. Pasi Skender Krasniqi ishte shpallur fajtor, avokati i tij Ramiz Krasniqi, kishte deklaruar se ishte kundër këtij vendimi dhe se do të paraqesë ankesë në Gjykatën e Apelit, sepse sipas tij, kur anëtari i familjes privohet nga jeta nga pakujdesia, i akuzuari lirohet nga dënimi.

Etiketa: BurgKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
“E lan ndonjëherë kokën?” Beniada i kthehet Donaldit: Maskara…

“E lan ndonjëherë kokën?” Beniada i kthehet Donaldit: Maskara...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com