GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vrau të ëmën në gjumë me thikë, 13-vjeçari publikon foto shokuese

10:43 - 06/12/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrau të ëmën në gjumë me thikë, 13-vjeçari publikon foto shokuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 13-vjeçar ka vrarë nënën e tij ndërkohë që ishte në gjumë me motrën e tij të porsalindur 14-ditëshe.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e 12 tetorit në SHBA, ndërkohë tani Zyra e Prokurorit të Qarkut Miami-Dade në Florida, ka publikuar fotot rrëqethëse të kapura nga kamerat e sigurimit në dhomën e gjumit, disa momente para se nëna të vritej.

Në një nga pamjet, të regjistruara në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e saj të porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, kamera e monitorit të bebeve regjistroi dhomën me dritat e fikura. Foshnja është tani në krevat fëmijësh dhe mbi gruan e fjetur në shtrat qëndron adoleshenti Derek Rosa, i cili gjysmë ore më vonë i telefonoi policisë për të rrëfyer aktin e tij.

rosaa

Prokurorët që publikuan materialin nuk kanë dhënë ende detaje mbi përmbajtjen e tij. Mirëpo, në pamjet e publikuara nga New York Post përfshihet edhe një selfie tronditëse që 13-vjeçari besohet se ia ka dërguar një miku të tij pas krimit brutal. Adoleshenti pozon me gjuhën jashtë, duke bërë një gjest, ndërsa në dorën e tij duket një substancë e kuqe, ndoshta gjaku i nënës së tij.

Provat përfshijnë gjithashtu fotografi të një thike me një dorezë rozë që duket të jetë e mbuluar me gjak, dhe ndoshta është arma e krimit.

rosa_1

Gjatë telefonatës së tij natën e vrasjes, Rosa ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij dhe faktin se më pas i ka dërguar një foto një miku të tij. 13-vjeçari, i cili ishte ekselent në shkollë, thuhet se i tha operatorit se fillimisht kishte për qëllim të vriste veten me një armë që kishte në shtëpi, por në fund vendosi se nuk donte ta bënte këtë.

garcia_mana

Natën e krimit, njerku i 13-vjeçarit i cili është një shofer kamioni, ishte larg në punë. Foshnja e cila ishte shtrirë në krevat fëmijësh, ndërsa nëna e tij u vra pikërisht pranë tij, është shëndoshë e mirë.

Vlen të theksohet se, pavarësisht krimit të tmerrshëm për të cilin akuzohet, 13-vjeçari ka mbështetjen e shumë familjarëve, përfshirë edhe babain e tij, i cili duke folur para kamerave ka kërkuar që të birit t’i jepet “një shans i dytë”. Familjarët e Rozës shprehën mosmarrëveshjen e tyre me vendimin për të gjykuar adoleshentin si të rritur. “Derek është një fëmijë i mirë. I butë, i dashur”, tha një i afërm në gjykatë.

garcia_3

“Ne kërkojmë që atij t’i jepet një shans për t’u rritur, maturuar dhe për të lënë pas vetes atë që ndodhi,” tha babai i tij në gjykatë.

garcia_2

garcia_4

garcia_5

 

Etiketa: me thikeSHBAvrau nenen

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Para
AMP bën bilancin e Nëntorit: 18 punonjës policie paditen në Prokurori

AMP bën bilancin e Nëntorit: 18 punonjës policie paditen në Prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com