GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau të riun për radhën në market, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-policin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau të riun për radhën në market, prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-policin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj ish-punonjësit të policisë së Dibrës, Arbër Sula, i cili me armën e shërbimit vrau 29-vjecarin Jurgen Duka Mëziri, 20 minuta pas mesnate me 14 dhjetor 2021, pas një sherri në një market për radhën e pagesës.

Ndaj punonjësit të policisë është ngritur akuza e “vrasjes në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, ndryshe nga sa u akuzua në krye të herës për “vrasje me dashje”.

Familjarët e viktimës thonë se në këtë mënyrë i afërmi i tyre po vritet për së dyti nga institucionet e drejtësisë, pasi në këtë mënyrë autori brenda pak muajsh del në liri.

Vrasja e 29-vjeçarit

Një ngjarje tragjike ndodhi në kryeqytet orët në orët e para të mëngjesit së 14 dhjetorit. Një efektiv policie ka qëlluar për vdekje 29-vjeçarin J.Duka (Mëziri) në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Vrasja e të riut erdhi pas konfliktit në një supermarket mes tij dhe një efektivi policie. Ky i fundit pas debatit që më pas agravoi në përplasje fizike se kush do të paguante i pari në kasë, ka qëlluar J.Dukën, i cili fillimisht u plagos dhe më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi qëlloi ndaj viktimës, efektivi i policisë u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është ende në kërkim. E gjithë skena e vrasjes u filmua nga kamerat e sigurisë së supermarketit. Duka ka qenë i shoqëruar në ato momente nga shoku i tij O.D., i cili dëshmoi në polici se sherri nisi për radhën në kasë. Disa orë pasi ndodhi krimi, policia në një njoftim bëri të ditur se është bërë identifikimi i efektivit që vrau Dukën. Policia thekson se në momentin që ndodhi ngjarja efektivi A.S., punonjës i DVP Dibër, nuk ka qenë në shërbim. Efektivi ka qenë me leje në pritje për të zhvilluar testin e antidrogës. Disa ditë pas vrasjes dyshohej se ish-efektivi e vrau 29-vjeçarin me armën e shërbimit. Fakt që u konfirmua mbrëmjen e 1 marsit me dorëzimin e armës nga ana e A.S. Gjatë kontrollit në trupin e 29-vjeçarit J.Duka u gjet 2.8 gramë lënë narkotike e dyshuar kokainë. Emri i 29-vjeçarit Duka nuk ishte i panjohur për policinë. Viktima ka qenë person me precedentë penalë. Në vitin 2020 ka qenë rasti i fundit kur Duka ka rënë në prangat e policisë, në kuadër të një operacioni antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë. Pas këtij arrestimi Duka u ekstradua në shtetin italian për t’u gjykuar.

Etiketa: Arber SulaJurgen Duka Meziri

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!

Si duket mëkati ynë i padukshëm kolektiv?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com