GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau turistët çekë, Sokol Mjacaj humb betejën në Kushtetuese

14:25 - 24/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau turistët çekë, Sokol Mjacaj humb betejën në Kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Mjacaj i riu që vrau dy turistë cekë gjatë tentativës për t’i grabitur, do të qëndrojë përjetësisht prapa hekurave. Ai humbi në betejën e tij të radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare, e këtë herë me Gjykatën Kushtetuese, të cilën e kishte vënë në lëvizje tetorin e 2022 me pretendimin se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor. Kjo pasi nuk i ishte pranuar gjykimi i shkurtuar si nga gjykata e shkallës së parë Shkodër, ashtu edhe nga Apeli.

Sipas News 24, ai pretendonte se kjo është një e drejtë ligjore e tij, e për këtë arsye, duhet të përftonte prej saj. Nëse kjo kërkesë e Mjacaj pranohej, ai mund të synonte rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, pasi pranimi i gjykimit të shkurtuar, i mundësonte uljen e një të tretës së dënimit.

Por Kushtetuesja vendosi të mos e shqyrtonte çështjen ne seancë plenare, duke shuar shpresat e Mjacaj, për të shpëtuar nga burgimi i përjetshëm. Gjykata arsyetoi se vendimet e shkallëve më të ulëta janë të drejta dhe kërkesa për gjykim të shkurtuar i është rrëzuar me argumentin se çështja nuk mund të zgjidhej me aktet që ndodheshin në dosje, por ishte e nevojshme të shqyrtoheshin provat gjatë një procesi të zakonshëm.

Sokol Mjacaj u cilësua fajtor nga gjykata e Shkodrës në vitin 2015 dhe dënua me burgim të përjetshëm për akuzat e vjedhjes me pasojë vdekje dhe prodhim e mbajtje të armëve luftarake.

I njëjti vendim u la në fuqi një vit më vonë nga apeli. Ndërsa gjykata e Lartë në korrik 2022 vendosi mospranimin e rekursit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Michael Svatos, 27 vjeç dhe Ana Kosinova, 36 vjeçe, mbrëmjen e 4 korrikut të shtatë viteve më parë. Ai u ngjit në makinën e dy turistëve cekë dhe iu kërkoi atyre t’i jepnin paratë dhe t’i dorëzonin makinën, por kur hasi në rezistencë nxori armën dhe i ekzekutoi.

Etiketa: GjykateGrabitjeTuristeVrasje

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
 “Vodhën” topin e Messit, dy vëllezërit refuzuan ofertën e sheikëve

 “Vodhën” topin e Messit, dy vëllezërit refuzuan ofertën e sheikëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com