GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

20:51 - 27/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taulant Malaj, shtetasi shqiptar që tronditi Italinë me krimin e dyfishtë në maj 2023, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Foggias. Malaj, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen me dashje të vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe të fqinjit italian, Massimo De Santis, të cilin dyshonte se kishte një lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Tefta Malaj.

Krimi ndodhi në banesën e familjes në Torremaggiore më 7 maj 2023. Malaj goditi për vdekje vajzën e tij me thikë, teksa ajo përpiqej të mbronte nënën e saj nga sulmi i të atit. Në sulm u vra edhe fqinji, ndërsa gruaja e tij mbeti e plagosur, përpara syve të djalit të vogël të çiftit, vetëm pesë vjeç në atë kohë.

Përveç dënimit të përjetshëm, gjykata vendosi edhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj, si dhe një masë sigurie prove me kohëzgjatje trevjeçare.

Gjatë gjyqit, mbrojtja e Malajt u përpoq të argumentonte se ai kishte vepruar nën ndikimin e një çrregullimi mendor të shkaktuar nga problemet me gjumin. Por ekspertiza psikiatrike e kryer nga mjeku ligjor Luigi Esposto e përjashtoi këtë pretendim, duke theksuar se Malaj kishte kapacitet të plotë njohës dhe dallues në momentin e krimit.

Avokati i Tefta Malajt, Roberto De Rossi, deklaroi se vendimi i sotëm konfirmon plotësisht versionin e prokurorisë dhe hedh poshtë përpjekjet për të relativizuar krimin përmes një mbrojtjeje të pabazë psikiatrike.

Etiketa: Taulant Malaj

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com