GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrenozi i drejtohet Berishës: Rama është hajdut unikal, ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet

13:57 - 16/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Vrenozi i drejtohet Berishës: Rama është hajdut unikal, ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë pas humbjes së thellë në 11 Maj, demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi i ka bërë thirrje kryetarit të PD-së, Sali Berisha të largohet dhe t’i hapu rrugën gjakut të ri në parti.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, ai thotë se demokratët do të qëndrojnë 16 vite në opozitë dhe sjell rastin e të birit i cili pas humbjes në 11 maj, i ka thënë se do të largohet nga Shqipëria.

“Nuk vazhdohet me kështu doktor, demokratët ketë humbje e kanë ndjerë shumë po shumë, e mos largohesh ne do të ndjekim përsëri, por Ramin nuk e mundim dot, sepse është hajdut unike ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet”, shkruan Vrenozi.

Postimi

Fjalë shpirti per doktorin tim 💙✌️💙
Doktor djali im Enri, nuk e perballoi mire kete humbje te rradhes, ndonese une si ujk i vjeter i thosha ndonje fjale here pas here Rama eshte hajdut nuk e mundim dot mos e ngarko shume trurin, por djali mes lotesh pas humbjes me tha , Baba kam menduar vertet te iki nga ky vend, mbeta si mut e me dhembi shpirti, cfare thua o bir i thashe, nuk mban me uje pilafi me thote, punoj ne dy pune dhe nuk ja dal dot, nje rroge shkon qira, tjetra mezi kaloj muajin per buke, u robtova 16 ore ne dite ne pune e mezi mbush barkun me buke… demokratet dhe jo vetem po ikin nga syte kembet doktor , eshte vrare shpresa se Ramen e heq dikush nga pushteti…
Doktori im ti e di qe une te dua shume , kam 35 vjet qe te mbeshtes dhe te ndjek kudo… te dua me shpirt te paster pa interes pa gje… ti je legjende e demoktrateve per te gjitha lufterat e betejat qe ke bere keto 35 vite…
Pas zgjedhjeve lokale te 2023 te kam thene doktor Berisha mbylle aktivizimin tend politik ketu, nuk ta thashe kot ma beso, por ti vazhdove me nje shpirt per tu patur zili, je unik per fushaten e energjite qe ke, i pazvendesueshem je, por nuk mjafton qe ne te vijme ne pushtet ma beso … une te kam ndjekur e do te ndjek nga mbrapa sido te ndodhi, , por Rama nuk iken nga pushteti ne kete menyre, kurren e kurres ta kam thene qe me 2023 , keta pushtetin nuk e leshojne me vote kurre, une mendoj te mos harxhosh më energji per kete politike, rri relaksohu qeteso shpirtin e mendjen…
Doktori im , demokratet e thjeshte jane denuar per te qendruar 16 vjet ne Opozite, jane shperndare si zogjte e korbit neper bote, une e di ti je tip qe nuk ju doresohesh betejave, kurre doktor … gjithe jeten ne tavolinen e punes e kalove, je kollos je unik por ma degjo nje fjale… mbi 500 mije demokrate ta dhane voten perseri para nje jave te mbeshteten me shpirt e zemer por nuk mjaftojne per te ardhur ne pushtet, a nuk ka ardhur koha ta mendosh qe duhet diçka e re, duhet nje shprese per keta demokrate qe kane 12 vjet largohen nga ky vend nga syte koka… tani ju duhen e 4 vjet te tjera te mendojne ku te shkojne rrugeve te Botes …
Nuk vazhdohet me keshtu doktor, demokratet kete humbje e kane ndjere shume po shume, e mos largohesh ne do te ndjekim perseri por Ramen nuk e mundim dot, sepse eshte hajdut unikal ndoshta te ka ty “armen” qe e mban ne pushtet, demokratet e thjeshte jane cope cope nga kjo humbje, mua me dhemb deshperimi i djalit nga kjo humbje, dhe fjala qe me dhemb me shume eshte qe me tha, do iki nga ky vënd😪😪 mezi i rrita me super sakrifica e djalin e vajzen i shkollova e shpirti im e di… tani te me ikin nga Shqiperia ata te dy ,gjysma e trupit tim ka vdekur … duhet shprese per rinine doktor se brezi im e hengri , ne ikem per lesh, por jo femijet tane se na dhemb shpirti… se di por vertet duhet bere dicka ndryshe… demokratet jane vertet ne pikë te hallit… shume madje…. prandaj duhet dicka ndryshe.. nuk e di 😪😪
Une do vij sot ne proteste, as diskutohet kjo, por shpirtin e kam te vrare , plus qe Rama nuk pyet per protestat tona ka 12 vjet tallet me ne, e na mund thelle e me thelle cdo pale zgjedhje, a i vjedh , pooo as diskutohet… ai nuk e leshon pushtetin me vote, por ne vazhdojme hyjme me hajdutin ne zgjedhje e i themi mos vidh, ai do vjedhe e ka profesion… mendoj se duhet gjak i ri, duhet rini vetem forca e Rinise do mundet qe ta shtyjne Ramen ne greminën politike …
Sdi cte them tjeter, shiko e bëj .. te dua doktori im cfare do vendimi te maresh 💙✌️
Etiketa: berishavrenozi

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
Europa dominoi fushatën”, Rama në samit: Fitorja ime ishte një Brexit i përmbysur

Europa dominoi fushatën”, Rama në samit: Fitorja ime ishte një Brexit i përmbysur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com