GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vritet kreu i klanit kriminal i Tivarit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vritet kreu i klanit kriminal i Tivarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Veselin Vesko Bujiç është gjetur i pajetë në një makinë në afërsi të plazhit të Sutomores në Shtërbina. Policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja, shkruan “Kurir”. Ai konsiderohej si një nga drejtuesit e dyshuar të klanit kriminal të Tivarit.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga vendi i ngjarjes, trupi i Bujiçit është gjetur rreth orës 17:30. Aktualisht po verifikohen nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo për vrasje të kreut të grupit mafioz, i cili konsiderohej si person i sigurisë prej dekadash. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ka qënë djali i Bujiçit, Ognjen, ai i cili ka lajmëruar policinë rreth orës 14:30 për zhdukjen e të atit.

Kush ishte Veselin Bujiç

Veselin nga Barani me dekada konsiderohej si një nga liderët e klanit kriminal të Tivarit. Në fund të gushtit të vitit 2013 ai u lirua nga burgu i Spushës pasi kishte ardhur vendimi përfundimtar për amnisti.

Bujiç u dënua me dy vjet e gjysmë burg për tentativë vrasje dhe nxitje për tentativë vrasje.

Ish-boksieri i “Marinarëve” u përfshi në përballje të shumta në vitet ’90, ndërsa më pas u vu në shënjestër të tentativave për likuidim në verën e vitit 2008. Grupi rreth Nikolla Spasojeviqit akuzohej se kishte fshehur dhe përdorur një banesë me qira në pronësi të Safet Kaliqit në Podgoricë, me qëllim përgatitjen për vrasjen e Bujiçit.

Likuidimi ishte përgatitur për shkak të hakmarrjes ndaj Bujiçit, i cili e plagosi Spasojeviçin në vitin 2002. Djali i Bujiçit, Šćepan, u dënua me 20 vjet burg për vrasjen e vëllezërve Ljubomir dhe Dejan Gojaçanin në shkurt të vitit 2013 në Tivar.

Etiketa: bosikriminalvritet

Lajme të lidhura

“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!
Aktualitet

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26
Kosova vendosi për ndalimin e dinarit serb, Vuçiç takim me ministrat
Kosovë & Rajon

Vuçiç shpërndan Parlamentin, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 Tetor

15:29 - 09/09/26
Para
KQZ: Bashkë Fitojmë me numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve

KQZ: Bashkë Fitojmë me numërues vetëm në gjysmën e KZAZ-ve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve...

Lexo më shumë
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com