GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vritet trafikanti i drogës në Mal të zi, autorët dyshohet të jenë ata që ekzekutuan të Ergys Dashit

21:19 - 09/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Vritet trafikanti i drogës në Mal të zi, autorët dyshohet të jenë ata që ekzekutuan të Ergys Dashit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat malazeze raportuan mbrëmjen e sotme se është ekzekutuar në Turqi bosi i bandës famëkeqe “Skaliari”, Jovan Vukotiç.

Banda e drogës “Skaliari” është një nga më të rrezikshmet në rajonin tonë, ajo njihet kryesisht për kontrollin e tregut të drogës në Ballkan, ku shpesh herë është bëra palë dhe aleate me grupet kriminale shqiptare.

Por banda “Skaliari” gjithashtu ka dhe një kundërshtar të fortë në Malin e Zi, që është banda “Kavaç”.

Kujtojmë që në 17 qershor të këtij viti u ekzekutua në Budva një tjetër anëtar i bandës “Skiliari” Milic Minja Sakoviç. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga roje sigurie, por duket se natën që u vra kishte neglizhuar pak duke i dhënë shansin e artë kundërshtarëve që ta vrisnin.

Mediat lokale theksonin se Milic Minja Sakoviç rezultonte në të dhënat e policisë si një pjesëtar me peshë i klanit “Skaliari” dhe ishte përgjegjëse për Podgoricën. Ai ka qenë shpesh në shënjestër të klanit rival gjatë viteve të fundit duke i mbijetuar atentateve vazhdimisht.

Por kësaj radhe vrasësit i kishin marrë masat mirë duke e ekzekutuar 20 minuta para mesnate, pranë shtëpisë së tij në Budva.

Ndërkohë në anën tjetër përballë bandës “Skiliar” është ajo e “KAvaç”, lider i së cilës është Radoje Zvicer, i cili është i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së Ergys Dashit në Ekuador.

Aleanca mes “klani Kovaç” dhe mafias shqiptare të drogës në Ekuador, e krijuar disa kohë më parë, ka filluar të shkatërrohet për shkak të luftës së ashpër për dominim në tregun e kokainës.

Shqiptari nga Durrësi, Ergys Dashi u eliminua më 22 janar, me më shumë se 20 plumba në një restorant në Guayaquil, port nga ku dërgohen ngarkesa të mëdha droge në Evropë. Burime nga agjentë të sigurisë serbe raportojnë se likujduesit janë nga “klani Kavac”, me në krye Radoje Zvicer.

Përplasjet mes bandave brenda Malit të Zi dhe bandave shqiptare i kanë kaluar kufinjtë e Ballkanit.

Dashi ishte një lidhje mes mafies shqiptare dhe asaj ruse e ballkanase. Në vrasjen e tij morën pjesë dy aturorë, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule, që është një lloj mesazhi. I vrari bënte një jetë të fshehtë në Ekuador, ku nuk kishte dosje dhe merrej me tregtinë e kokainës, shkruan abcneës.al.

Sipas një versioni, shqiptarët bashkëpunuan me policinë me një nga ngarkesat e mëdha të kokainës në pronësi të “Kavcanit”, e cila më pas u sekuestrua. Nga ana tjetër, aleatët e Zvicerit deri pak kohë më parë kishin pjesën më të madhe të shpërndarjes në Evropë, pasi “klani i Kavacit” ishte mjaft i gjymtuar nga arrestimet në Serbi dhe Mal të Zi, dhe lideri i tyre është në arrati.

Por kush është bosi i klanit “Kovaçi”? Do i bënte atentat Aleksandër Vuçiçit.

Lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zvicer, i cili është në arrati që nga arrestimi i grupit të Veljko Belivuk në Beograd që nga shkurti i vitit të kaluar, është shpallur zyrtarisht si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se policia serbe i ka marrë të dhënat nga Europol. Radoje Zvicer është një nga njerëzit më me ndikim të nëntokës vitet e fundit. Së bashku me Slobodan Kashçan, ai u shënjua si lider i klanit të Kavaçit, i cili lidhet me trafikun e drogës, vrasje dhe krime të tjera të rënda. Zvicer u qëllua vitin e kaluar në mes të ditës teksa vraponte pranë banesës së tij në Kiev.

Dy sulmues të armatosur qëlluan dhjetëra herë, pesë prej të shtënave e goditën atë. Bashkëshortja e Zvicerit, Tamara, kishte dalë me vrap nga banesa dhe kishte qëlluar sulmuesit, duke i penguar që ta eliminonin. Falë saj, lideri i Kavaç është gjallë. Zvicer i shpëtoi atentatit në Ukrainë verën e kaluar dhe besonte se sulmi ndaj tij ishte organizuar nga “pantera rozë” Milan Ljepoja, i cili më pas u zhduk në Beograd. Hetuesit dyshojnë se Ljepoja është vrarë në Ritopek, me urdhër të Zvicer-it. Vitin e kaluar, klani i tij kishte filluar bashkëpunimin e ngushtë me Veljko Belivuk, i cili u arrestua dy muaj më parë në një operacion të madh policor dhe akuzohet për të paktën tre vrasje brutale dhe trafik droge.

Radoje Zvicer u arratis në shkurt të vitit të kaluar, menjëherë pasi bashkëpunëtorët e tij Veljko Belivuk, Marko Miljkoviç dhe pjesa tjetër e grupit u arrestuan. Policia malazeze hyri në shtëpinë e tij më 28 mars. Arratisja e tij përkoi me zbulimin e policisë holandeze, e cila zbuloi shpërndarjen e kokainës në vendet skandinave dhe rrugët e trafikimit të saj. Me atë rast u zbulua plani i bërë për vrasjen e Miliç Minja Shakoviç nga Podgorica, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në likuidimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili ishte mik dhe shef i Velja Nevolja sa ishte gjallë.

Etiketa: Jovan VukotiçSkaliari

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Shqiptari abuzoi më të, zbardhet dëshmia e 17-vjeçares: Ndezi televizorin që të mos dëgjohej zhurma…

Burri kërcënon me sëpatë një person për një vend parkimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com