GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vuani nga ankthi, Kendall Jenner ka një mesazh motivues për ju

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuani nga ankthi, Kendall Jenner ka një mesazh motivues për ju
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankthi dhe stresi në një mënyrë ose tjetër bëhen pjesë e përditshmërisë sonë, pas aktiviteteve të lodhshme jetësore. Por ka një mënyrë që në und t’i shmangim këto ndjesi “të padëshiruara” emocionale.

Është komentuar e stërkomentuar se edhe yjet e figurat më të bukura botërore kanë këto gjendje, edhe pse parë në syrin tonë ata duket se nuk shqetësohen për asgjë.

Jo, kjo nuk është e vërtetë! Vetë modelja e njohur dhe një ndër më të paguarat Kendall Jenner ka deklaruar më herët se vuan nga ankthi. Madje ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh për mënyrën si mund të përballojnë atë.

Ajo postoi fotografi nga libri i Cleo Wade, “Heart Talk: Poetic Wisdom For A Better Life”, i cili ndan në mënyrë krijuese mësimet e jetës dhe frymëzimin përmes poezive, mantrave dhe pohimeve.

Supermodelja ka qenë një avokate e shëndetit mendor dhe ka qenë shumë e hapur për luftën e saj me ankthin në “Keeping Up With The Kardashians” dhe platformat e saj të mediave sociale për disa vite.

Faqet specifike nga “Heart Talk” që ajo zgjodhi të nxjerrë në pah në Instagramin e saj kishin fjali si: “Dhe lajmi më i mirë nga të gjitha është se nuk është kurrë vonë për t’u bërë personi që keni dashur gjithmonë të jeni.”

Modelja zgjodhi të nënvizonte tekstin ku thuhej: “Pavarësisht se sa të mëdha janë ndjenjat që vijnë nga stresi dhe ankthi, ne duhet të kujtojmë gjithmonë se jemi njerëz. Dhe edhe pse ne mund të mos jemi në gjendje të kontrollojmë ardhjen e tyre, ne kemi gjithmonë fuqinë t’i shfaqim ato.”

“Bëni një pushim. Merrni frymë ngadalë dhe me qëllim. Mendoni pozitivisht. Mbani mend forcën tuaj. Këto ndjenja përfundimisht do të largohen, sepse në fund të fundit ato e dinë se nuk kanë shtëpi brenda vetes suaj të shenjtë.”

Në fillim të këtij viti në maj, Kendall u ul me “Vogue” dhe foli për betejat e saj me ankthin për serialin e tyre “Open Minded”.

“Më kujtohet që isha shumë e re dhe kisha gulçim dhe shkova te mamaja ime dhe i thashë këtë. Kur e shoh më vonë, e di se ishte padyshim ankth”, tha Kendall gjatë intervistës së saj me “Vogue”.

Etiketa: Kendall Jenner

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Klubet detyrojnë FIFA-n të vendosë për Kupën e Afrikës

Klubet detyrojnë FIFA-n të vendosë për Kupën e Afrikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com