GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Vuani nga kolesteroli? Ja si t’a mbani nën kontroll

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuani nga kolesteroli? Ja si t’a mbani nën kontroll
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse vuani nga yndyrat e larta në gjak atëherë duhet të keni parasysh se atëherë ato do të sjellin shqetësime serioze në lidhje me shëndetin dhe rrezik kardiovaskular.

Artikulli i mëposhtëm tregon mënyra sesi mund t’i mbajmë nën kontroll trigliceridet në gjak përmes zakonit të të ngrënit, ose ndryshe ushqyerjes së shëndetshme.

Mbani peshën në kontroll

Mundohuni të kufizoni kaloritë që konsumoni në nivelet e nevojave që trupi ka nevojë për funksionimin e duhur. Mos harroni se ato që nuk “digjen” bëhen trigliceride dhe ruhen në qelizat dhjamore. Sipas hulumtimeve, mjafton të humbni 5-10% të peshës së tepërt për të parë një ulje të ndjeshme të niveleve të triglicerideve.

Shkurtoni sheqernat

Sipas hulumtimeve sheqernat e shtuara zakonisht shndërrohen në trigliceride, një përqendrim i lartë i të cilave do të rrezikojë shëndetin kardiovaskular. Gjetjet nga një studim 15-vjeçar treguan se ata që konsumonin 25% të kalorive të tyre nga sheqernat kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin nga shkaqe kardiovaskulare, sesa ata që e kufizuan veten në 10%. Hulumtimet kanë treguar se dietat me pak karbohidrate janë një opsion ideal për reduktimin e triglicerideve, si dhe të mëlçisë dhe yndyrës së barkut.

Ushtrohuni rregullisht

Ushtrimet aerobike ndihmojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit (të mirë) HDL, i cili nga ana tjetër ul trigliceridet. Kur nuk kombinohet me humbje peshe, efektiviteti i tij shumëfishohet.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, 30 ushtrime aerobike si ecja, çiklizmi ose noti pesë ditë në javë janë të mjaftueshme, ndërsa një studim ka treguar se 45′ në ditë pesë herë në javë çon në një reduktim të shpejtë të triglicerideve në gjak.

Kujdes nga yndyrat trans

Yndyrnat trans janë një lloj yndyre e pangopur që gjendet në disa ushqime shtazore si gjalpi dhe djathi, por kryesisht në ushqimet e përpunuara me vajra vegjetale të hidrogjenizuara për ruajtje më të mirë, një praktikë që është e ndaluar në SHBA. Për shkak të vetive të tyre inflamatore, ato janë lidhur me probleme të mëdha shëndetësore si kolesteroli i lartë (i keq) LDL  dhe sëmundjet e zemrës.

Kufizoni alkoolin

Sheqernat, karbohidratet dhe kaloritë janë të bollshme në pijet alkoolike, disa prej të cilave do të përfundojnë në rezervat e yndyrës së trupit. Në të njëjtën kohë, hulumtimet kanë lidhur alkoolin me rritjen e prodhimit të lipoproteinës me densitet shumë të ulët (VLDL) në mëlçi përmes së cilës transportohen trigliceridet në trup, ndërsa të tjerë kanë treguar se edhe konsumimi i moderuar mund të rrisë trigliceridet deri në 53%./SHQIP

Etiketa: kolesteroliLifestyle

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Para
Qeveria e Kosovës dhuron 250 mijë euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës dhuron 250 mijë euro për Luginën e Preshevës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com