GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vuçiç deklaron: Nuk besoj se NATO do i kërkoj falje Serbisë për bombardimet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç deklaron: Nuk besoj se NATO do i kërkoj falje Serbisë për bombardimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç së fundmi ka deklaruar se nuk beson se NATO-ja do t’i kërkojë ndonjëherë falje Serbisë për bombardimin në vitin 1999, siç bëri së fundmi presidenti çek, Millosh Zeman.

Vuçiç në një prononcim për mediat çeke është shprehur se ato do të vijojnë të përsërisin se bënë më të mirën e mundshme dhe donin vetëm të parandalonin një katastrofë humanitare.

 “Ata do të vazhdojnë të përsërisin se bënë më të mirën e mundshme dhe donin vetëm të parandalonin një katastrofë humanitare. Unë nuk besoj në ndonjë kërkimfaljeje zyrtare institucionale nga NATO. Por nëse më pyet nëse Millosh Zeman është presidenti i fundit që e bën atë, unë nuk mendoj kështu. Është e para, por nuk është e fundit”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kërkim falja e presidentit çek për bombardimet ishte një “balsam shërues për plagën e kombit serb”.

“A e dini se çfarë do të thotë kjo për një komb të vogël në Evropë? Kombi ynë i vogël u sulmua nga 19 vende të huaja, të cilat gjithmonë do të thonë se ata e bënë atë për shkak të një katastrofe humanitare, për shkak të fëmijëve, për shkak të gjithçkaje. Në vend të kësaj, ata vranë 72 fëmijë në Serbi duke i bombarduar ata. A ishte ky çmimi që u detyruam ta paguanim? A donin ata të na ndëshkonin në këtë mënyrë? Ky me të vërtetë nuk ishte dënim i ligjshëm. Kjo është arsyeja pse fjalët e presidentit Zeman nuk janë vetëm shumë të rëndësishme për mua, por gjithashtu ngrenë krenarinë time dhe dinjitetin e kombit tonë. Ai nuk mund t’i bënte më të lumtur qytetarët tanë”, është shprehur ai.

Ndërkohë më parë dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç theksoi se është e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.

Etiketa: bombardimeNATOSerbi

Lajme të lidhura

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!
Botë

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Botë

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

09:49 - 13/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Para
Thaçit i miratohet kërkesa për zevëndësimin e avokatit mbrojtës

Thaçit i miratohet kërkesa për zevëndësimin e avokatit mbrojtës

TË FUNDIT

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26

Më shumë se dy orë pritje në këmbë, nën shiun e ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Kjo është panorama e...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

Spanja në këmbë kundër krizës së banesave, 4 milionë punëtorë paralizojnë vendin: Qiratë po na “gëlltisin” pagën!

10:40 - 13/11/26
U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

U arrestua një ditë më parë, përfundon në urgjencë drejtori i Spitalit të Fierit

10:16 - 13/11/26
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, makina përmbyset pranë fshatit Kotë

10:10 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com