GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç: Nëse Kosova pranohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, ne do t’i befasojmë

20:05 - 07/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç hap thesin për 2.9 milionë banorë serbë, do t’u jap para të thata në duar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia tashmë ka marrë një vendim lidhur me sanksionet ndaj Rusisë dhe se ai vendim i është paraqitur opinionit. Këtë deklaratë, Vuçiq e ka bërë më 7 mars duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me qëndrimin që ka Beogradi ndaj ngjarjeve në Ukrainë. Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Serbia mbështeti integritetin territorial të atij vendi dhe në të njëjtën kohë vendosi të mos u bashkohet sanksioneve, të cilat Bashkimit Evropian i vendosi ndaj Moskës zyrtare.

“Të udhëheqësh vendin në kushte të këtilla, nuk është gjë e lehtë. Do të dëshiroja ta ruajmë Serbinë nga konfliktet, luftërat dhe problemet e mëdha”, tha Vuçiq, më 7 mars në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për vendosjen e mundshme të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Më 2 mars, Beogradi zyrtar votoi për të miratuar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Presidenti i Serbisë tha më 7 mars se për shkak të konfliktit në Ukrainë, në situatën aktuale globale ekzistojnë shumë aktorë që duan pranim të përshpejtuar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në qoftë se do të pranoheshin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kjo do të thoshte se ata thyen Marrëveshjen e Uashingtonit. Ne do t’i befasonim ata me një përgjigje efektive. Atë ditë do të mësojnë emrat e disa shteteve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha në Leskovc se Serbia ka hequr dorë nga dërgimi i një note proteste Turqisë në lidhje me qëndrimin e deklaruar për hyrjen e Kosovës në NATO.

“Ne morëm vendimin që të mos dërgojmë notë proteste në Turqi, sepse kam pasur një bisedë me (presidentin turk) Recep Tayyip Erdoganin dhe më sqaroi se çfarë ka thënë ai, çfarë u transmetua dhe morëm vendim që të mos dërgojmë një notë të tillë”, tha Vuçiq.

Sipas mediave turke, Ergodan ka thënë më 1 mars se Turqia e ka njohur menjëherë Kosovën si shtet dhe se, sipas tyre, kështu do të veprojë edhe kur Kosova të bëjë kërkesë për anëtarësim në NATO. Vuçiq përsëriti se rezervat e mallrave dhe ato energjetike të Serbisë janë të siguruara dhe se nuk ka nevojë që qytetarët të krijojnë rezerva të ushqimit dhe derivateve të naftës. Vuçiq tha se vendimi për ndalimin e eksportit të grurit nga Serbia, i cili ishte paralajmëruar dy ditë më parë, do të merret nesër ose pasnesër.

“Mullisëve do t’u lejohet të eksportojnë miell edhe për disa kohë. Do të ketë mjaft grurë për qytetarët e Serbisë, por edhe për rrethin tonë”, ka deklaruar Vuçiq, ndërkaq si një prej problemeve me importin e lëndëve të para, ai ka përmendur mungesën e hekurit dhe koksit për fabrikën e hekurit në Smederevë.

Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, më 7 mars, deklaroi se rezervat e mallrave të Serbisë janë plot me stoqe dhe se në arkën e shtetit ka para për të blerë gjithçka që është e nevojshme.

“Kursi është i qëndrueshëm. Nëse do të jetë e nevojshme, shteti do të reagojë dhe do të pranojë mbi vete barrën e çdo krize të mëtejshme”, tha Malli.

Ai ka theksuar që Serbia ka mjaftueshëm miell, grurë, misër, karburant, oriz, krip dhe sheqer. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/

 

Etiketa: Aleksander VucicbefasojmeKosovandekombetareorganizate

Lajme të lidhura

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri
Kosovë & Rajon

Kurti “karikon” Kosovën para Turqisë: Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri

09:37 - 30/03/26
Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Breaking Views

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak
Breaking Views

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Para
Fansat të bindur se ky varg i Loredanës është një përgjigje ndaj Mozzik

Mozzik dhe Loredana janë rikthyer? Këngëtarja u jep fund thashethemeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian
Aktualitet

PD denoncon sërish “Durana Park”: Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

11:17 - 30/03/26

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si “Durana”, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

11:02 - 30/03/26
“Kemi para dhe nuk i paguajmë fermerët”, Erion Braçe: AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë

Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ…

10:57 - 30/03/26
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

10:11 - 30/03/26
Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

09:52 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com