GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç takim me klerikët serbë: Vjeshta do të jetë më e vështirë se viti 1945

17:17 - 18/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç takim me klerikët serbë: Vjeshta do të jetë më e vështirë se viti 1945
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije ditën e sotme se vendi i tij është i vetmi në Europë që s’i ka vendosur sanksione Rusisë dhe u shpreh se për këtë ka presion të madh. Megjithatë, këtë presion ai e lë në vend të dytë, meqë më i ashpri i vjen për çështjen e Kosovës.

Për t’i ndarë shqetësimet, ai është takuar me klerikët ortodoksë serbë për t’i marrë mendimin edhe atyre. Madje, Vuçiç shkoi edhe më larg, duke thënë se vjeshta e këtij viti do të jetë më e vështirë sesa viti 1945 i Luftës së Dytë Botërore.

“Sot se jemi në një situatë specifike për shkak të ngjarjeve në dhe për Kosovën, si dhe se për shkak të presionit më të ashpër. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona, sepse presionet do të jenë më të ashprat.”

Nga ana tjetër, Vuçiç vajtoi edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me Kosovën.

“Që nga dita që presidenti rus tha se në çfarë e bazoi pushtimin e tij të Ukrainës në aspektin formal, ligjor dhe politik, të gjitha fuqitë perëndimore kanë punuar në këtë drejtim. Nyja Kosovë po zgjidhet shpejt, me qëllim që të largohet argumenti nga dora e presidentit të Rusisë”.

Ndërkohë, presidenti serb ka bërë me dije se një kohë e vështirë po vjen për serbët, prandaj atyre ju bëri thirrje për unitet.

“Koha më e vështirë po vjen, uniteti do të nevojitet më shumë se kurrë. Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për momentin dhe për këtë jemi nën presion të madh, që po na shkakton probleme. Këto probleme nuk janë të vogla dhe do të jenë edhe më të mëdha.”

Së fundmi, udhëheqësi i shtetit, që shkaktoi gjenocidin në vendet e rajonit, u ankua për mungesë të paqes.
“Neve na mungon paqja, nuk e kërkojmë për vete, por për gjithë njerëzimin dhe e kërkojmë atë nga Zoti, Serbia është në një situatë shumë më të vështirë se sa duket sot, por retë breshëri po fluturojnë mbi vendin tonë”.

Vuçiç me klerikët biseduan për më shumë se dy orë e gjysmë.

Etiketa: Aleksander Vucic

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Kurti takim në Senat dhe Shtëpinë e Bardhë, zyrtari i lartë: Jemi pro dialogut Kosovë-Serbi

Kurti takim në Senat dhe Shtëpinë e Bardhë, zyrtari i lartë: Jemi pro dialogut Kosovë-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com