GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vuçiç tregon çfarë u arrit në negociatat me Lajçak e Escobar: Lufta vazhdon dhe…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç tregon çfarë u arrit në negociatat me Lajçak e Escobar: Lufta vazhdon dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se pjesën e dytë të takimeve me emisarët Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajçak, me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten e ka përfunduar, të premten, 15 minuta pas mesnate.

Si zakonisht, ai s’ka mundur t’i shmangë tonet dramatike, as në postimin në rrjetin social Instagram ku ka shkruar “Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”.

Pas rreth dy orë bisedimesh, shefi i shtetit serb ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çka është fjala. Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

“Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa çështje më të mëdha, s’do të vijmë fare te një zgjidhje e tillë”.

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë. Më tej, Vuçiç ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me zell për ta ruajtur paqen për “popullin tonë” dhe që serbëve t’u sigurohet “mbetja e mëtejme” në Kosovë.

Deri tash nuk dihet se për çfarë kompromisi po flet Vuçiç. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar e Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Etiketa: Aleksander Vucic

Lajme të lidhura

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Para
Diskutimet vazhdojnë, Lajçak pas takimit me Vuçiçin: Shpresoj se…

Diskutimet vazhdojnë, Lajçak pas takimit me Vuçiçin: Shpresoj se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com