GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vula e PD, grupi Alibeaj mesazh Berishës: Jemi të gatshëm të …

17:58 - 04/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bisedimet për kandidatët, Berisha refuzon Alibeajn: Nuk njoh…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dërguar për rigjykim në Shkallën e Parë çështjen e vulës së Pd, përfaqësuesi ligjor i grupimit “Alibeaj” në këtë proces, Indrit Sefa ka bërë thirrje për bashkimin e kësaj force politike.

Teksa Alibeaj u shpreh dje se nga ky vendim nuk triumfoi akush dhe indirekt sinjalizoi Sali Berishën për të diskutuar mbi bashkimin e PD, edhe Sefa ka mbajtur sot një qëndrim të ngjashëm teksa në një prononcim në media i propozon ish-kryeministrit që palët të ulen sa më shpejt në tryezë dhe të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

“Ne duhet t’i ofrojmë demokratëve alternativat më të mira qeverisëse. Jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë me këdo për çfarëdo lloj diskutimi që është në të mirë të demokratëve. Nuk kemi as vija të kuqe as në llogore, por jemi për të zgjedhur zgjidhjet më të mira të mundshme për PD-në”, tha Sefa.

Sefa tha se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën duhet të jetë një moment reflektimi për të gjitha palët në mënyrë që PD të bëhet një alternativë qeverisëse për shqiptarët përballë regjimit të Ramës.

“Do jetë një vendim i cili duhet trajtuar, në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme, me maturi për t’i treguar demokratëve që shtëpia e tyre është e të gjithëve. Nuk mund të jetë e asnjë individi, por do të jetë e të gjithë demokratëve, është kontribut i të gjithë demokratëve që ajo parti është opozita e vërtetë dhe shpresa e shqiptarëve. Ky është një moment që të gjitha palët të reflektojnë dhe t’i japin mundësinë demokratëve të jenë alternativë qeverisëse. Askush nuk e ka monopolin e opozitës, askush nuk e ka monopolin e të vërtetës se akuzohemi s’i të shitur dhe të blerë, por kjo nuk është gjuha që demokratët duan”, u shpreh ai.

Etiketa: indrir sefaKryesore1PDvula

Lajme të lidhura

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Para
Olta cilëson “të vogël e pa eksperiencë” modelen

Olta cilëson “të vogël e pa eksperiencë” modelen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com