GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vula e PD, Kaso thirrje Gjykatës së Lartë: Jepni vendimin, boll…

14:08 - 22/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vula e PD, Kaso thirrje Gjykatës së Lartë: Jepni vendimin, boll…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ivi Kaso, përfaqësues Ligjor i Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, akuzoi Gjykatën e Lartë se po zvarrit dosjen e kësaj partie politike.

Kaso tha se prej dy vitesh, me urdhër të Edi Ramës, gjykatat e Shqipërisë kanë marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare.

“Edi Rama është investuar personalisht për këtë çështje, siç dëshmoi edhe dosja McGonigal, duke ndikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe të institucioneve zgjedhore. Me sa duket “pre” e interesit të kryeministrit ka rënë edhe Gjykata e Lartë.

Pasi Gjykata e Apelit, duke mbyllur sytë dhe ulur kokën, mori vendimin e turpshëm për ta zvarritur pafund këtë çështje, ne ankimuam menjëherë këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë, në datë 15 maj 2023. Sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023.

Sot, kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asnjë indicje se kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendim; i cili është me interes shumë të lartë publik.

Shtyrja në kalendat greke e kësaj çështjeje nga ana e Gjykatës së Lartë i intereson vetëm atyre që duan që opozitën ta mbajnë virtualisht të përçarë. Edhe pse nuk ka asnjë dyshim tashmë se cili formacion dhe lidership politik përfaqëson realisht opozitën, të vetmit që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, se ashtu u intereson, janë Gjykata e Lartë dhe Kolegji Zgjedhor”, tha Kaso.

Sipas tij, Kolegji Zgjedhor në fakt, nën interesin personal të Kryeministrit, ka shënuar rekorde juridike të padëgjuara ndonjëherë në interpretimin e fakteve sipas dëshirës.

“Arsyetimet e Kolegjit për ta katapultuar vulën, siglën dhe përfaqësimin e opozitës te personi që fle gjumë në xhepin e Edi Ramës, për nga kundërthënia logjike, janë raste tipike të rekordit Guiness.

Për këto arsye, sot, në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, duam t`i bëjmë thirrje Gjykatës së Lartë të marrë një vendim sa më parë, për një çështje të qartë si drita e diellit. Ndoshta është e tepër të kërkojmë integritet dhe drejtësi nga kjo gjykatë, por minimalisht kërkojmë që të zbatojë afatet që ligji përcakton dhe, qoftë edhe duke ulur kokën, si në rastin e Gjykatës së Apelit, të lexojë vendimin për këtë çështje.

Ne e dimë se cilido vendim të jetë, e vërteta është një.

Edi Rama nuk mund të emërojë opozitën shqiptare. Nuk mund as ta blejë dhe as ta shantazhojë atë me dosje parash ruse apo premtime për të ndërtuar kulla në oborrin e PD. Pazaret për dhënie “primi elektoral” në këmbim të vulës, mund t`i bëjë me të gjithë vulëhumburit, por jo me opozitën e këtij vendi.

Prandaj, një thirrje e fundit për Gjykatën e Lartë: merrni në shqyrtim këtë çështje, siç edhe ligji dikton. Jepni vendimin tuaj. Sepse shqiptarët e kanë marrë me kohë vendimin e tyre. Nuk besoj se kërkojmë shumë kur kërkojmë vetëm zbatimin e ligjit, të paktën në respekt të procedures”, tha Kaso.

Etiketa: Gjykata e LarteKasoPDvula

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Para
Çfarë është “droga në tullumbace” dhe pasojat e rënda që sjell?!

Çfarë është “droga në tullumbace” dhe pasojat e rënda që sjell?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Lexo më shumë
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com