GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Vullkani i Kosovës”, hapet në Tiranë ekspozita në kuadër të 40-vjetorit të demonstratave të Prishtinës

15:02 - 18/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vullkani i Kosovës”, hapet në Tiranë ekspozita në kuadër të 40-vjetorit të demonstratave të Prishtinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Vullkani i Kosovës” titullohet ekspozita e çelur në Tiranë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të 40-vjetorit të demonstratës së pranverës të vitit 1981 në Prishtinë, të cilësuara si një moment kyç në historinë e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, tha në hapjen e ekspozitës se “kjo është një ekspozitë shumë e rëndësishme e organizuar nga ASHAK-së e cila vendosi ta sjellë edhe në Tiranë si një mundësi që edhe shqiptarët të kenë një qasje ndaj dokumenteve, gazetave të kohës të një prej momenteve më të rëndësishme të historisë sonë bashkëkohore. Ato rindezën pas, aspiratën kombëtare të saj që do të realizohej pas 3 dekadash, Pavarësia e Kosovës”.

I pranishëm në këtë ceremoni çeljeje të ekspozitës, historiani Paskal Milo ndan atë që ndodhte në Tiranën e vitit 1981 lidhur me këtë moment historik.

Prof. Paskal Milo, historian, u shpreh se “kam qenë bashkëkohës në Tiranë, pedagog në universitet dhe si ligjërues i historisë së vendeve të Ballkanit, rrjedhimisht edhe historisë së Kosovës. Politikisht në atë kohë, Shqipëria u angazhuara e gjitha dhe kam parasysh si opinionin publik por edhe çdo gjë tjetër, shtypi i kohës por edhe takimeve, mbledhjeve për të shprehur solidaritetin me studentët e Kosovës. Është një ngjarje e madhe në historinë e Kosovës, një pikë kthese. Dhe jo vetëm për të por edhe për ish-Jugosllavinë”.

Prej 11 Marsit ekspozita që u çel në nisje në Prishtinë, nisi të rrugëtojë në disa qytete të Kosovës.

Bedri Zyberaj, Kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës tha se “në nisje kjo ekspozitë që shënon këtë jubile u hap pikërisht në mensën e studentëve, aty ku nisi gjithçka më 11 mars të vitit 1981. Protesta e studentëve në nisje kishte karakter më tepër social por ajo brenda pak ditësh u rrit pasi më 26 Mars të po atij viti studentët nga qendra e tyre, dolën rrugëve të Prishtinës dhe ftuan e më pas ju bashkuan një pjesë e mirë e rinisë shkollore të asaj kohe”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në 20 maj, në hyrjen kryesore të Pazarit të Ri.

Etiketa: Paskal Milo

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para

Vetëm një viktimë, 39 raste të reja me Covid në vend

TË FUNDIT

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë
Botë

Rëndohet bilanci/ Numri i të vdekurve në Iran pas sulmeve SHBA-Izrael shkon mbi 1100 viktima, 183 janë fëmijë

09:39 - 05/03/26

Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA, raportoi se gjithsej 1,114 civilë...

Lexo më shumë
Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

Qarku i Korçës përfitoi miliona euro investime për rrugë që shemben pa u marrë në dorëzim

08:49 - 05/03/26
Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Qeveria e Ramës dështoi në përmbushjen e reformave, Shqipëria zero fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

08:41 - 05/03/26
Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

Shembja në Elbasan-Qafë Thanë e paralajmëruar, studimi gjeologjik rrëzon propagandën e Ramës

08:19 - 05/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com