GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Watkins, heroi i heshtur që çoi Anglinë në finale! Si e nisi futbollin rastësisht

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Watkins, heroi i heshtur që çoi Anglinë në finale! Si e nisi futbollin rastësisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Quhet Ollie Watkins, luan me Aston Villën si sulmues dhe vlen 65 milionë euro. Këto janë të dhënat e para që gjithkush mund të gjejë për heroi e Anglisë në Euro 2024.

Në një kërkim më të thellë, mësojmë se babai i tij është me origjinë nga Xhamajka dhe nëna angleze, teksa futbollin 28-vjeçari e ka nisur rastësisht. Si të gjitha historitë e njerëzve që lënë shenjë për kombet e tyre, edhe Ollie e ka nisur rastësisht me futbollin.

Në fëmijëri ai luante futboll, por nuk e kishte menduar veten në një ekip. Kjo deri në moshën 7-8 vjeçare, kur një mik ishte prezent në shtëpinë e tij dhe e ftoi t’i bashkohej ekipit lokal Neuton Abbot në Devon, qytet ku u lind Watkins.

Hapi i parë me shokët e rinj ishte droja. Si çdo fëmijë që mendon se po hynte në një ekip futbolli, Ollie u paraqit në stërvitje me dilemën se të tjerët janë më të mirë meqe ndodhen në ekip.

Stërvitjet e para e bënë të kuptonte se nuk ishte ndryshe nga të tjerët, duke pasur po atë cilësi. Pak kohë më vonë Exeter City e kërkoi në ekip, por vogëlushi që ishte ende 8 vjeç nuk përqëndrohej si duhet dhe klubi e ftoi të rikthehej pas gjashtë muajve, me prindërit që kishin dilema për të ardhmen.

Nga moshat e Exeter, në 2014 ai firmosi me ekipin e parë duke u huazuar edhe te Uestonsuper, para se në 2015 t’i besohej një fanellë titullari. Vetëm dy sezone dhe në moshën 21-vjeçare Exeter merr një ofertë të parezistueshme, plot 7.22 milionë euro nga Brentford për sulmuesin.

 

Padyshim që hapi i madh u krye dhe tre sezonet me ekipin e ri bënë që Watkins të “shpërthente” me gola. Vera e 2020 ishte e nxehtë për të, pasi Aston Villa i dërgoi një ofertë prej 34 milionë eurosh Brentfordit për sulmuesin.

 

Prej kësaj kohe vlera e tij është dyfishuar, ndërsa katër sezone në “Villa Park” kanë bërë që treg për momentin të kushtojë 65 milionë euro.

 

Të mërkurën Watkins ishte heroi i kombit të tij, me Anglinë që përmbysi 1-2 Holandën dhe siguroi finalen e Euro 2024 kundër Spanjës. I futur vetëm në minutën e 81 në fushë, sulmuesit iu deshën vetëm nëntë minuta për të shënuar golin e fitores. Gol i cili ka bërë një komb të ëndërrojë për trofeun e parë të Europianit.

 

Me Anglinë sulmuesi Watkins ka shënuar katër gola në 14 takime, teksa këtë Europian i janë besuar vetëm 29 minuta. Para duelit ku u tregua hero, ai luajti 20 minuta kundër Danimarkës dhe më pas qëndroi në stol.

 

Watkins nuk foli, nuk u ankua, por priti momentin e tij. Moment i cili erdhi dhe e gjeti gati për t’u bërë heroi i një populli që ka shpikur futbollin dhe shpreson te trofeu.

Lajme të lidhura

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Para
Shkoi për të punuar në ndërtim, por përfundoi në shtëpi bari, dënohet me burg i riu shqiptar (Emri)

Shkoi për të punuar në ndërtim, por përfundoi në shtëpi bari, dënohet me burg i riu shqiptar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26

Të dielën, më 25 tetor, do të rikthehet ora dimërore. Në orët e para të mëngjesit, akrepat do të zhvendosen...

Lexo më shumë
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26
Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave pranë Ministrisë së Arsimit dhe hedhin gurë drejt policisë

14:41 - 24/10/26
Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

Studentët thirrje prindërve: Siç e hodhët ju diktatorin Hoxha, na ndihmoni ta hedhim edhe ne diktatorin Rama

14:27 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com