GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Workshop-i i të drejtës sportive, Topçiu: Mënyrë e mirë takimi mes ekspertësh

12:44 - 04/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Workshop-i i të drejtës sportive, Topçiu: Mënyrë e mirë takimi mes ekspertësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështjet e të drejtës së sportit kanë qenë në fokusin e diskutimeve mes ekspertëve të fushës në workshop-in e zhvilluar pak ditë më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit me temë “Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Çështje të Zgjedhura Procedurale dhe Fair-Play Financiar”.

Me pjesëmarrjen e figurave të njohura të së drejtës sportive në Europë dhe në Shqipëri si, Giulio Palermo avokat në studion Archipel në Gjenevë, Jacopo Tognon, Avokat, Pedagog i Universitetit të Padovas dhe Arbitër në KAS si dhe William McAuliffe, Kreu i Disiplinës në UEFA apo edhe anëtarët e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, anëtarët e Komisionit të Apelit, DHKZK dhe Komisionit të Licencimit si dhe juristë e përfaqësues të klubeve anëtare të FSHF-së, ky workshop është kthyer në një platformë mjaft të mirë komunikimit dhe shkëmbimi eksperiencash.

Drejtori i Departamentit Ligjor & Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, duke folur për Fshf.org shprehet se përshtypjet e pjesëmarrësve ishin mjaft pozitive dhe ky aktivitet është vlerësuar nga të gjithë si një mënyrë e shkëlqyer takimi të teknikëve dhe specialistëve të së drejtës sportive.

“Përshtypjet duhet të them që ishin mjaft pozitive. Mjafton të shohësh reagimet që kanë pasur disa nga autoritetet të së drejtës sportive në Europë ndaj këtij eventi, për të kuptuar impaktin që ky workshop kishte. Ishte impakt, që të jem i sinqertë, ishte shumë më i madh se sa e prisja personalisht. Të gjithë pjesëmarrësit kanë sjellë përshtypje pozitive dhe folësit kanë pasur një reagim optimist, në radhë të parë duke falënderuar për mundësinë dhe duke e konsideruar tashmë Federatën Shqiptare të Futbollit dhe platformat që ajo ofron si një mënyrë e mirë takimi të teknikëve dhe specialistëve të së drejtës sportive. Mendoj që këto janë tema gjithnjë aktuale, jo vetëm për realitetin e Shqipërisë në këto momente, por edhe në mbarë Evropën janë tema aktuale sepse e drejta sportive është një ndër ato të drejta dinamike, e cila ndryshon ashtu siç ndryshon edhe merkato e futbollit me sezone shumë të shkurtra, ku dihen ato rregullat dhe shtyllat kryesore, por që gjithmonë ka hapësirë për njohuri më të thelluara, ka hapësirë për informacione të reja dhe mbi të gjitha ka hapësirë për njohje të reja e kontakte, zgjerim të network midis profesionistëve”, – thotë Topçiu, teksa përmend edhe bashkëpunimet që kanë lindur pikërisht përmes workshop-eve të tilla.

https://youtu.be/NsYpnJSsuhA

“Vlen për t‘u përmendur që nga eksperienca e workshop-it të mëparshëm, klubet tona anëtare kanë krijuar kontakte me zyra avokatie që merren me të drejtën sportive dhe i kanë transformuar këto kontakte në histori të suksesshme bashkëpunimi. E tillë ka qenë dhe historia jonë e suksesit me çështjen që ne kishim kundër FIFA-s për Nedim Bajramin, e cila nisi si një bashkëpunim nga workshop-i i kaluar dhe nga takimet që u mundësuan në atë event. Unë mendoj që kjo u cek edhe nga fjala përshëndetëse e zv.Presidentit të FSHF-së, z. Libohova, i cili me të drejtë kujtoi që kjo është një nisëm e marrë disa vite më parë, ku ne kemi pasur të ftuar disa nga avokatët, gjyqtarët dhe juristët me emër në të gjithë Evropën, përfaqësues nga UEFA dhe FIFA, përfaqësues të studiove të rëndësishme avokatore dhe zv.Presidenti e ceku pak këtë temë kur tha që pandemia nuk na ka lejuar ta zhvillojmë vitin e kaluar, por shprehu besimin që kjo do të kthehet në një rutinë, në një zakon të mirë, të përvitshëm ndoshta, të Federatës Shqiptare të Futbollit. Siç thashë, reagimi ka qenë mjaft pozitiv dhe shoh që edhe specialistë të tjerë, në një farë mënyre, kërkojnë të jenë pjesë në të ardhmen në këto evenimente”, – deklaroi Drejtori i Departamentit Ligjor & Licencimit në FSHF.

Ky ishte një takim i programuar në kuadër të politikave të federatës Shqiptare të Futbollit për shkëmbimin e dijes mes organeve juridike të FSHF dhe atyre të UEFA-s. Në workshop u trajtuan nga lektorët ndërkombëtarë specifikisht disa çështje me natyrë procedurale dhe themelore të arbitrazhit në KAS, pranueshmërisë së padive, ndihmën juridike falas dhe fair-play-n financiar, ndërkohë që të pranishmit kanë pasur mundësi të diskutojnë dhe të shkëmbejnë ide mes tyre.

Etiketa: e drejte sportivetopciuworkshop

Lajme të lidhura

Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme
Sport

Lufta për kreun! Vetëm pak orë para supersfidës Elbasani – Vllaznia, policia merr masa ekstreme

12:47 - 27/04/26
Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb
Sport

Paraqitjet e Legjionarëve/ Uzuni shkëlqen në MLS, Hoxha shpallet kampion me Dinamo Zagreb

11:08 - 27/04/26
Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26
Para
Skandali në Roskovec, përmbytet shkolla e rikonstruktuar 5 vite më parë

Skandali në Roskovec, përmbytet shkolla e rikonstruktuar 5 vite më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26

Një sulm në një mbrëmje gala’, ku morën pjesë presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe zyrtarë të lartë, ka vënë...

Lexo më shumë
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

14:45 - 27/04/26
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

14:35 - 27/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com