GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

World University Rankings: Universiteti i Tiranës në vendin e 301 nga 350 universitete të Rajonit ECA

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkesa e studentëve për uljen e tarifave, përgjigjet rekorti i UT: Nuk do të ketë ulje tarifash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 350 universitete të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Universiteti i Tiranës u klasifikua në vendin e 301 nga njësia prestigjiozë e vlerësimit “QS – World University Rankings”.

Njësia e vlerësimit të cilësisë së universiteteve në botë për herë të parë e përfshiu Shqipërinë në vlerësim në vitin 2020. Në vlerësim mori pjesë Universiteti i Tiranës. Duke marrë në konsideratë këtë vlerësim, Ministria e Arsimit në Strategjinë e zhvillimit të arsimit 2021-2026 raportoi se, krahasimi i Universitetit të Tiranës me disa IAL të tjera nga lista e QS-së tregon se cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri ka vend për përmirësim thelbësor.

Ekspertët që kanë hartuar programin 5-vjecar në arsim raportuan se, në sistemin e arsimit të lartë ka një shumëllojshmëri të madhe të ofertës akademike, pa kritere dhe politika strategjike planifikimi, ndërsa numri i programeve të studimit është mbi 1,300.

Një mangësi strukturore e arsimit të lartë në Shqipëri është zhvillimi i programeve të studimit që, nga aspekti i përmbajtjes, përgjithësisht, nuk reflektojnë nevojat e tregut të punës. Kjo vlen edhe për programet profesionale të nivelit 5, të cilat, të shumtën janë teorike dhe me punë praktike të pamjaftueshme.

Megjithatë, sa i përket fushave të përgjithshme të studimit, struktura e të diplomuarve në Shqipëri ka shpërndarje të ngjashme me atë të te diplomuarve në vendet e BE-së.

Duke filluar nga viti 2015 të gjitha institucionet e arsimit të lartë i nënshtrohen akreditimit të detyrueshëm nga ASCAL-i. Agjencia gëzon autonomi në adoptimin e procedurave dhe kritereve të vlerësimit, si dhe në angazhimin e ekspertëve përkatës.

Vetë strategjia e qeverisë vë në dukje se, procesi i akreditimit nuk shoqërohet me mbikëqyrje të vazhdueshme të institucioneve të arsimit të lartë për t’u siguruar se ato i përmbahen kushteve të akreditimit.

Kurrikulat nuk u janë përshtatur me shpejtësi ndryshimeve socio-ekonomike dhe zhvillimeve të tregut. për pasojë, ato nuk kanë qenë gjithmonë efektive. Ekspertët pohojnë se, ka pasur mungesë të një politike të zhvillimit të kurrikulave me synimin për t’i bazuar ato në kompetenca ose rezultate të të nxënit, si dhe për t’i orientuar të rinjtë sa më mirë drejt tregut të punës.

Në fakt, Shqipëria, krahas Qipros dhe Bjellorusisë, është një nga tre vendet anëtare të Procesit të Bolonjës që nuk aplikon qasjen e bazuar në rezultate të të nxënit në arsimin e lartë, ndërkohë që në shumicën e vendeve anëtare të Procesit mbi 50% e programeve të studimit ndërtohen mbi rezultatet e të nxënit.

Hendeku teori-praktikë në formimin e studentëve është një tjetër problematikë që krijon vështirësi për përfshirjen e tyre në tregun e punës.

Në vitin akademik 2018/19 personeli mësimor efektiv në IAL-të shqiptare përbëhej nga 4,844 pedagogë ose 28.7 studentë për një pedagog. Në këtë aspekt, arsimi i lartë shqiptar është nën standardet e arsimit të lartë në BE, ku raporti student-pedagog është 15.4, si dhe në vendet kandidate si Turqia, Serbia e Maqedonia e Veriut ku numri i studentëve për një pedagog është 25.6, 24.2 dhe 15.3 përkatësisht./Monitor

Etiketa: KUALIFIKIMEMASpedagogeprogrameuniversiteti

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Polici i anti-drogës në kufirin shqiptaro-malazez rezulton i humbur prej disa ditësh

Polici i anti-drogës në kufirin shqiptaro-malazez rezulton i humbur prej disa ditësh

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com