GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Xavi përgatitet për afrimin e Salah në Barcelonë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rinovimi i kontratës, Liverpool i vendos afat deri në këtë datë Salah
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xavi thuhet se dëshiron të afrojë Mohamed Salah në Camp Nou “me çdo kusht” dhe është i etur për të ndërtuar skuadrën e ardhshme të madhe të Barcelonës rreth superyllit egjiptian.

Trajneri i ri i Barçës tashmë ka bërë bujë të madhe që nga emërimi i tij duke rikthyer ish-bashkëlojtarin Dani Alves.

Presidenti Joan Laporta ka marrë kritika të mëdha në muajt e fundit pas largimit të Lionel Messit, por shpreson se blerja e një lojtari si Salah do të rikthejë njëfarë krenarie në reputacionin e tij.

29-vjeçari ka qenë në formë super të mirë për ‘Reds’ këtë sezon, me 15 gola në 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë 7 në vetëm 4 dalje në Champions League.

‘El Nacional’ raporton se si Barcelona mund të bëjë lëvizjen e saj për “Mbretin egjiptian”.

Kontrata e tij aktuale në Anfield skadon në qershor 2023 dhe merkatoja e verës është e fundit në të cilën klubi mund të kërkojë një tarifë për Salah.

Ish-lojtari i Romas dhe Chelsea ka shprehur dashurinë e tij për Liverpoolin në të kaluarën, por ka treguar se nuk është në duart e tij nëse do të mbetet apo jo aty.

“Nëse më pyet mua, do të doja të qëndroja deri në ditën e fundit të karrierës sime futbollistike, por nuk mund të them shumë për këtë – nuk është në duart e mia”, tha ai për Sky Sports muajin e kaluar.

“Për momentin nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Liverpool-it. Kjo do të më trishtonte. Është e vështirë, nuk dua të flas për këtë, por do të më trishtonte shumë.”-shtoi lojtari.

Për momentin, fokusi i Salah do të jetë i vendosur te Liverpool dhe përballja e tyre në shtëpi me Arsenalin pas 20 nëntorit.

Skuadrat e Jurgen Klopp nisen për këtë ndeshje, pasi pësuan humbjen e parë të sezonit në Premier League kundër West Ham United para pushimit ndërkombëtar dhe do të jenë të etur për të reduktuar diferencën prej katër pikësh mes tyre dhe liderëve të ligës, Chelsea./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: BarceloneSalahxavi

Lajme të lidhura

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit
Sport

Kombëtarja e vajzave në playoffin e Botërorit, Grima: Duam të bëjmë mirë në dy ndeshjet ndaj Uellsit

13:53 - 05/10/26
Para
U ndaloi mbledhjen e plastikës, qytetarët: Do t’i vëmë flakën bashkisë

U ndaloi mbledhjen e plastikës, qytetarët: Do t’i vëmë flakën bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027
Aktualitet

Partitë presin me rezerva propozimin e Celibashit për votimin elektronik në zgjedhjet vendore 2027

18:34 - 05/10/26

Në një letër të hapur të premten Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u kërkoi partive politike të shprehen për...

Lexo më shumë
SPAK dhe BKH aksion/ Arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

SPAK dhe BKH aksion/ Arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

18:11 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

Balliu: I dorëzova amerikanëve dosjen me prova për SHISH-in, KAYO-n dhe krimin në Shqipëri!

17:42 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com