GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaçka e emëroi diplomate, burri trafikonte drogë, ja detajet nga skandali i radhës i ministres

14:58 - 17/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mik i çmuar”, Xhaçka lëvdata homologut grek: Kemi mirëkuptim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juna Harka është diplomatja e emëruar nga Ministrja Olta Xhaçka  si Sekretare e dytë në konsullatën shqiptare të Stambollit, që rezulton edhe si bashkëshortja e një shtetasi turk të njohur si Ramazan Keskin.

Ky i fundit konsiderohet nga autoritetet gjermane si drejtuesi i një organizate kriminale që ka trafikuar kokainë dhe heroinë me vlerë miliona euro nga Azia e Vogël drejt Europës Perëndimore.

Dy muaj më parë, SPAK vendosi nën sekuestro disa pasuri të Ramazan Eskin dhe familjarëve të tij, të regjistruara në Shqipëri.

“Syri Televizion” ka siguruar detaje mbi akuzat që rëndojnë ndaj Keskin, të zbuluara gjatë një hetimi të zhvilluar nga autoritetet gjyqësore gjermane.

Ramazan Keskin, një shtetas turk i martuar me Juna Harkën, diplomaten e emëruar nga Olta Xhaçka si Sekretare e dytë në konsullatën shqiptare të Stambollit, konsiderohet nga autoritetet gjermane si drejtuesi i një organizate kriminale që ka trafikuar kokainë dhe heroinë në vlerë miliona euro nga Azia e Vogël drejt Europës Perëndimore.

Rreth 2 muaj më parë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit vendosi nën sekuestro disa pasuri të Ramazan Eskin dhe familjarëve të tij, të regjistruara në Shqipëri.

“Syri Televizion” ka siguruar detaje mbi akuzat që rëndojnë ndaj Keskin, të zbuluara gjatë një hetimi të zhvilluar nga autoritetet gjyqësore gjermane.

Në bazë të informacioneve që i janë përcjellë policisë shqiptare, rezulton se Keskin dyshohet se kreu i një organizate kriminale, e cila prej vitit 2018 ka transferuar shuma në euro në shifra 6-shifrore nga Gjermania, Belgjika e Spanja për në Turqi.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Frankfurtit dy korrierë të organizatës, që tentuan të kalonin nga 420 mijë euro secili drejt Turqisë.

Po ashtu, në gusht dhe shtator 2019, organizatës iu arrestuan edhe dy korrierë të tjerë, të cilët kishin me vete 150 mijë euro dhe 500 mijë euro. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, u ndalua në aeroportin e Brukselit edhe një korrier tjetër, që kishte me vete 500 mijë euro.

Autoritetet gjermane besojnë se shumat e parave vijnë nga trafiku i kokainës dhe heroinës dhe me ato do të blihej sërish lëndë narkotike, si edhe do të investoheshin në pasuri të paluajtshme në vende të ndryshme.

Në 3 shkurt 2023, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e disa pasurive të Keskin dhe familjarëve të tij, përfshirë aksionet në 2 kompani, një ullishte me sipërfaqe 1 mijë metra katrorë në Selitë të Tiranës, si edhe dy automjete.

Të dhënat që shërbyen për nisjen e hetimit pasuror në Shqipëri i janë vënë në dispozicion autoriteteve shqiptare para rreth tre vitesh, në Dhjetor 2020.

Rreth një javë më parë, Partia Demokratike denoncoi skandalin e emërimit të bashkëshortes së trafikantit në Konsullatën e Stambollit.

Ministria e Jashtme reagoi, duke deklaruar se nuk kishte dijeni që diplomatja Harka ishte e martuar dhe se ajo kishte dhënë dorëheqjen për arsye familjare, para se të merrte zyrtarisht emërimin.

Ndërkohë, kompanitë e Ramazan Keskin kanë vendosur të kalojnë në statusin “pezulluar”, pas vendosjes së tyre nën sekuestro nga SPAK-u./Syri.net

Etiketa: juna harkaOlta Xhackaskandali

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Von der Leyen e shqetësuar: Rusia po djeg gazin, në vend që ta shesë

Von der Leyen paditet për negociatat me Pfizer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com