GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Xhaçka: Të kënaqur nëse afganët do të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Ministrja Xhaçka pret në takim ambasadoren Yuri Kim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardhjen e afganëve në vendin tonë duket se më së miri e ka pritur Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është në krye të koordinimit të punës për strehimin e të huajve, ku në një intervistë për “VOA”-n u shpreh se faturën financiare për refugjatët në vendin tonë do ta paguajnë partnerët. “Partnerët kanë sugjeruar përballimin e kostove nga ana e tyre. Për momentin janë duke u trajtuar me të njëjtat kosto që kanë pasur shqiptarët pas tërmetit” tha ajo.

E ndërsa në fillim u tha se afganët do të qëndrojnë vetëm disa muaj në Shqipëri dhe më pas u miratua vendimi për një vit, ministrja u shpreh se strehimi në Shqipëri mund të kalojë mbi 12 muaj.

“Është një proces që mund të kërkojë deri në 12 muaj ndoshta edhe më shumë. Mes strehimit dhe procesimit të tyre, do të ketë një kohë të konsiderueshme. 12 muaj do të jenë minimumi për të mos thënë që do të zgjasë edhe më shumë se aq” tha ajo.

Olta Xhaçka tha se do të ishte e lumtur nëse një pjesë e afganëve do të dëshironin që të qëndronin përgjithmonë në Shqipëri.

“Patjetër, ua thashë që bëhet fjalë për elitën kulturore, shoqërore të Afganistanit. Janë gazetarë, mjekë, financierë, inxhinier, etj. Janë kualifikime me të cilat do të aplikonin për programe të emigracionit në cdo vend.

Ne kemi shprehur gatishmërinë për t’i pranuar me kushtin apo dëshirën e shprehur për të vazhduar drejt SHBA-së, por nëse do të shprehin dëshirën të qëndruar do të ishim shumë të kënaqur që ta bënin Shqipërinë shtëpinë e tyre”.

Deri tani në Shqipëri janë akomoduar 662 afganë nga 4 mijë që pritet që të vijnë në total.

Etiketa: afganOlta Xhackastrehim

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Vjosa Osmani së shpejti vizitë zyrtare në Gjermani dhe SHBA

Vjosa Osmani i bën thirrje Indisë të njohë Kosovën

TË FUNDIT

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, Lista Studentore, e dalë nga protestat gati dyvjeçare kundër...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com