GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Xhafaj del hapur si iniciator i burgosjes së deputetit Salianji, ja deklaratat në “Opinion”

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhafaj del hapur si iniciator i burgosjes së deputetit Salianji, ja deklaratat në “Opinion”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PS, Famtir Xhafaj ka folur në emisionin “Opinion” për çështjen “Babalja” pas dënimit me një vit burg të Ervin Salinjit. Pas gjashtë vjetësh, vëllai i trafikantit të drogës del dhe flet për dëmet që i paska bërë denoncimi publik i kësaj çështjeje.

Pse është dënuar Salianji kur nuk ka bërë kallëzim penal, por vetëm denoncim publik, e pyeti gazetari Fevziu. Xhafaj u mundua te bënte ekspertin dhe të justifikonte vendimin e pajustifikueshëm.  Sipas tij, deputeti u dënua për “fabrikim” provash.

Dhe pasi ka mbaruar me “vërtetimin” e provave të fabrikuara për vëllanë trafikant, Xhafaj kalon tek “qëllimi”.  Duhet të bësh shkollë për avokat i tha Fevziut. Më tej ai vazhdoi të bënte avokatin e vëllait të vet.

Sipas tij, nuk ka qenë gazetari Jetmir Olldashi që i dha përgjimin e pretenduar ndaj vëllait të tij Ervin Salinjit, por ky i fundit ia ka dhënë gazetarit.

Deputeti i PS, vëllai i të cilit vuajti më pas dënimin me burg në Itali, zbuloi dhe detaje të tjera të cilat sipas tij, zbulojnë të vërtetën e përgjimit të pretenduar.

“Babalja” sipas këtyre është vetëofruar sipas meje është ofruar nga te tretë të PD. I është besuar kjo gjë Ervin Salinjit. Nuk është Jetmri Olldashi që ia ka dhënë Salinjit “babalen”, por ka qenë Salianji që ia ka dhënë Olldashit.Olldashi ka punuar gazetar të emisioni i kolegut tuaj Ylli Rakipi. Rrugës për në Vlorë ai ka bërë një intervistë në makinë me dikë që quhet “Babale”. Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps dhe ka hyrë pesë minuta në lokalin ku ishte vëllai im dhe ka dalë sikur e ka përgjuar. Ka qindra orë përgjime për këtë çështje. Kanë qenë në përgjim këta pasi shpërtheu kjo çështje”-tha me mburrje Xhafaj.

Më tej gazetari e pyeti, a vazhdon merret vëllai me trafik droge?

“Im vëlla nuk ka pasur precedent penal”, gënjeu hapur Xhafaj. Ai sulmoli opozitën se ka 22 vjet që e sulmon për vëllain, ndërkohë që u hoq si viktimë politike e këtij rasti.

Pjesë nga intervista: 

A keni ju influencues, insistues apo njeriu që keni lëvizur fijet për të futur në burg Ervin Salianjin?

Fatmir Xhafaj: Së pari më lejoni të them që kjo është hera e parë që flas pas 6 vitesh në një emision televizive. Është hera e parë që flas për këtë gjë. E rëndësishme për mua në këtë proces ka qenë e vërteta. Kam pritur 6 vjet që të zbardhet e vërteta jo sipas meje, por sipas drejtësisë. Kam pritur me qetësi të dyja shkallët e gjykimit dhe që drejtësia të bënte punën e vet.

Drejtësi e influencuar apo e painfluencuar?

Fatmir Xhafaj: Unë nuk do të doja të shihja një politikan në burg për kallëzim të rremë. Por nga ana tjetër qëndron fakti që ka ndodhur, që është shumë e rëndë, më shumë se dënimi i një personi. Për efekt të dramës njerëzore që ka krijuar, por edhe modelit, shembullit dhe efektit që ka në politike dhe shoqëri.

Sa drama politike mund të ketë patur në Shqipëri? Pse duhet të ketë dy standarde?

Fatmir Xhafaj: Nuk ka dy standarde. Ky është një shembull i mirë që kur krijon prova të rreme, me qëllim që të filloj një ndjekje penale, me qëllim për të akuzuar dikë duhet të përgjigjesh me kallëzim të rremë. Ka 6 vjet që çfarë nuk dëgjoj për këtë histori, kam të drejtë morale, në emër të familjes sime, mbi të cilës janë hedhur baltë dhe janë vrarë shpirtërisht për fakte të pavërteta.

Dua të bëj një sqarim me interes për publikun. Ervin Salianji nuk është dënuar sepse tha publikisht se vëllai im ka patur një dënim penal, as sepse tha se vëllai nuk është duke e vuajtur atë moment. Por është dënuar se me qëllim ka prodhuar prova të rreme, për iniciuar një proces penal për vëllain tim me synimin për të më goditur mua si politikan dhe si ministër i brendshëm në atë kohë.

Etiketa: Fatmir XhafajKryesore1

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Para
Anulohet seanca parlamentare e së enjtes, do të mbahet më 17 tetor

Anulohet seanca parlamentare e së enjtes, do të mbahet më 17 tetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

azeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te...

Lexo më shumë
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com