GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhafaj e Majko abstenojnë, PS miraton legalizimin e kanabisit/ Batuta e Koreshit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhafaj e Majko abstenojnë, PS miraton legalizimin e kanabisit/ Batuta e Koreshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me shpejtësi dhe pa asnjë transparencë ligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Pa verifikuar kuorumin e nevojshëm dhe në kulmin e debatit për çështjen Ahmetaj, anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve janë mbledhur në një nga sallat e Parlamentit duke miratuar nxitimthi draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Mësohet se dy prej deputetëve socialistë Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj kanë abstenuar, ndërsa ligji në këtë komision është miratuar pa prezencën e opozitës.

Madje deputetët e opozitës nuk janë njoftuar nga administrata e Kuvendit apo kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, lidhur me mbledhjen.

Mbledhja dhe miratimi i draftit është kryer në më pak se 15 minuta.

Ky miratim i draftit të qeverisë nga Komisioni i Ligjeve i hapën rrugën miratimit në seancën e sotme parlamentare të legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, që nga opozita konsiderohet si një ligj në shërbim të grupeve kriminale.

“Ju merrni për 5 minuta vendimin për drogën. Po si keni arritur në këtë pikë?! E tha mirë Shalsi: ne vjedhim me lezet. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më”, tha deputeti demokrat Dashnor Sula në Parlament, i cili është dhe pjesë e komisionit të ligjeve.

Në një prononcim për mediat, deputeti tjetër demokrat te ligjet Saimir Korreshi, tha se nuk kishte një urdhër të kryetares së Kuvendit për zhvillimin e mbledhjes së komisionit në të njëjtën kohe me zhvillimin e seancës parlamentare. Kjo paligjshmëri sipas tij, bashkë me mungesën e kuorumit, e bën mbledhjen e ligjeve nul.

“U futën deputetët në një WC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij”, shtoi Korreshi.

Akuzën se mbledhja u zhvillua pa kuorum e përsëriti gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit dhe deputetja tjetër demokrate Ina Zhupa.

“Si kanabisit kaluat në 15 minuta ligjin e kanabisit fshehurazi, pa kuorum dhe vetëm për ti plotësuar dëshirën grupeve kriminale për të vazhduar të qetë të prodhojnë dhe transportojnë drogë në Shqipëri”, deklaroi Zhupa.

Etiketa: BushkaKanabisKryesore1ligjetMajkoXhafaj

Lajme të lidhura

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
Para
Mister! Një trup i pajetë gjendet brenda një makine

I vodhi babait 5 lopë, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit
Aktualitet

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26

Pedagogia Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin Prime News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama sot në fjalimin e tij ishte...

Lexo më shumë
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com