GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Xhaferaj, suksesi i Ramës me “rindërtimin”: Të fshehë personat përgjegjës

13:59 - 27/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhaferaj, suksesi i Ramës me “rindërtimin”: Të fshehë personat përgjegjës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferi është shprehur se dy vite pas tërmetit i vetmi “sukses” i kryeministrit Rama me menaxhin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit, ka qenë fshehja e personave përgjegjës. Ai shprehet se Rama i ka borxh qytetarëve të Durrësit të shkojë pranë tyre dhe të iu thotë se shqetësimi i tij nuk ka qenë rindërtimi i shtëpive të të dëmtuarve, por dhe në një fatkeqësi natyrore si ajo e tërmetit, Rama i dëshmoi atyre se ligji nuk vlen njësoj për  të gjithë.

“Kur u mbushën dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, evidenca dhe realiteti janë pasqyrat ku përplasin dhe dalin të vërtetat e rilindjes me rindërtimin. I vetmi “sukses” i kryeministrit Rama me rindërtimin është se ja kanë arritur të fsheh personat përgjegjës. Është e dokumentuar tashmë që nën mbrojtjen e Ramës askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Rama ja ka borxh Durrësit që të vijë e të thotë se pallatet u rrafshuan urgjentisht dhe asgjë nuk është bërë sepse s’ka qënë shqetësimi të ribëheshin pallatet, por vetëm si të zhdukeshin gjurmët dhe evidenca e shkelësve të ligjit. Edhe në një fatkeqësi natyrore, Rama i dëshmoi shqiptarëve se ligji nuk vlen njësoj për të gjithë.” 

Xhaferaj shprehet se Rama ka dështuar me rindërtimin, pasi ai premtoi që ky proces do të përfundonte në qershor të 2021, gjë e cila nuk ndodhi, madje sipas tij janë të paktën 3800 familje që ende nuk e kanë zgjidhur problemin e tyre që nga tërmeti.

Rama ka dështuar me rindërtimin sepse në 14 Dhjetor të 2019 do të deklaronte se deri ne Qershor të 2021 do të merrte fund procesi i rindërtimit. Por, ndërsa kanë qenë rreth 6000 familje me bonus qeraje aktualisht sot marrin bonus qeraje 3800 familje. Pra, kemi 3800 familje që akoma se kanë të zgjidhur problematikën e tërmetit. Rama ka dështuar me rindërtimin sepse faktet tregojnë se kanë qenë 36 pallate DS5 dhe 124 pallate DS4 që konsiderohen të dëmtuara shumë rëndë. Aktualisht po punohet vetëm në 11 pallate DS4 dhe janë në proces garë 13 pallate që presin të financohen. Pra, nga 160 objekte DS4 dhe DS5 ka filluar puna vetëm në 11.

Xhaferaj nënvizon se me “Rindërtimin” është abuzuar, veçse dështuar. Kreu i PD-së në Durrës, akuzon qeverinë se ka rritur numrin e shkollave të dëmtuara rëndë, teksa në to procesi mësimor zhvillohej normalisht dhe kjo si produkt i babëzisë për të abuzuar.

“Rama jo vetëm ka dështuar, por edhe ka abuzuar me rindërtimin sepse po të shohim shkollat në fillim u tha se ishin 14 shkolla te dëmtuara rëndë. Por, babëzia për të abuzuar e coi numrin e shkollave të dëmtuara rëndë në 30 duke shtuar edhe shkolla qe po bëhej normalisht mësim. Shkolla me tre dhe katër kate qe janë shpenzuar rreth tre miliardë lekë për t’i rindërtuar janë vitrinat ku shfaqet qeveria që përfiton edhe nga fatkeqësia. Pra, e vetmja evidence që procesi i rindërtimit ka prodhuar në Durrës, përgjatë këtyre dy viteve, është se si bujaria europiane është shpërdoruar nga babëzia qeveritare. Sot mbas dy viteve nga tragjedia, i vetmi bilanc i rilindjes për tërmetin është se në cdo hallkë të përballimit të situatës kemi parë vetëm paaftësi, papërgjegjshmëri dhe abuzim.”, deklaroi Xhaferaj.

Etiketa: DurresFerdinand XhaferajRamarindertimTermet

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
E rëndë për Dinamon, humbet për një muaj titullarin

Ndeshja në Elbasan, Dinamo ofron transport falas për tifozët ‘Blu’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com