GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaferri i përgjigjet Ramës: Petalet e trëndafilit socialist po aktronin me dy gonxhet e Bashës, do të shkruajmë epitafin mbi…

13:58 - 23/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaferri i përgjigjet Ramës: Petalet e trëndafilit socialist po aktronin me dy gonxhet e Bashës, do të shkruajmë epitafin mbi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Forumit Rinor të PD-së për Shqipërinë, Besart Xhaferri i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se kishte zhvilluar një takim me pjesëtarë të FRPD së Vlorës.

Xhaferri thekson se në takim ishin dy ish-pjesëtarë të FRPD-së në kohën e Bashës, dhe 98 të tjerët ishin petale trendafili që për hatër të propagandës po aktronin si pjesëtarë të FRPD.

“Zoti Rama kur të jesh në Vlorë jep shpjegime për 22 të rinjtë e zhdukur në det në 3 vite që u bënë “Kurban” i Kanabizimit!

Edi Rama nga Vlora ku kishte zhvilluar një takim me 2 ish pjestarë të FRPD që janë larguar prej më shumë se 1 viti dhe për interesa personale kanë kaluar me Rilindjen si një pjesë e fraksionit Basha, pretendoi se pjesë e këtij takimi ishin edhe 98 të rinj të tjerë po të FRPD.

Në fakt ata 98 të tjerët ishin petale trendafili, që për hatër të propagandës para kamerave  të ERTV po aktronin si pjestarë të FRPD, teksa atë ditë kur u regjistrua takimi yt në Vlorë aktivistët e vërtetë të FRPD ishin duke protestuar para Burgut të Durrësit që është kthyer në selinë e re re të PS.

Modeli yt i të rinjve në politikë janë Veliaj që të erdhi nga G99, Bllako e Sajmir Tahiri, të cilët i bëre kurban të korrupsionit tënd.

Por kur të shkosh në Vlorë e të flasësh për të rinjtë, duhet t’u japësh shpjegime vlonjatëve për 22 të rinj nga Vlora që u zhdukën në det përgjatë viteve 2016-2019 se nënat e tyre çdo ditë apelojnë në media të përlotura për gjetjen e trupave.

Ata djem të rinj ishin Kurban të projektit tënd të kanabizimit të vendit, që përgjaku Shqipërinë dhe i ekspozoi familjet shqiptare përballë mjerimit.

Projekti yt për të mbushur Shqipërinë me drogë e përgjaku Vlorën e mbarë Shqipërinë, ashtu siç projekti yt i pastrimit të parave në ndërtim po e bën “mollë të ndaluar” blerjen e një shtëpie për të rinjtë shqiptarë, që detyrohen të marrin rrugën e mërgimit.

Edi Rama dhe Hipokrizia janë si shtati e hija, pasi ky që u qan hallin të rinjve të FRPD ka bërë që nën qeverisjen e tij në shkollat dhe universitetet tona të kemi plot 254 mijë nxënës e studentë më pak në vetëm 10 vite.

Kur ti flet për të rinjtë mua më kujtohet shishja jote e verës 33 mijë euro që pi me pamje nga kopshti i Edenit, teksa të rinjtë e këtij vendi pasi kalonin natën në çadra në Francë paguanin nga 33 mijë euro për kaluar me gomone La Manshin.

Të rinjtë e FRPD dhe të rinjtë shqiptare pas 11 Majit do shkruajnë epitafin mbi varrin tënd politik!”, shkruan Xhaferri.

Etiketa: Kryesore1Ramaxhaferri

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Duka ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit Samir Demi: Do na mungojë të gjithëve…

Duka ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit Samir Demi: Do na mungojë të gjithëve...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com