GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaferri: Nuk mund të lejojmë që një njeri ta bëjë gjithë Shqipërinë çyryke…

19:46 - 25/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaferri: Nuk mund të lejojmë që një njeri ta bëjë gjithë Shqipërinë  çyryke…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati demokrat i PD për Qarkun e Tiranës dhe kryetar i PD për njësinë nr. 4, Besart Xhaferri, gjatë takimin elektoral në këtë zonë, deklaroi se dy javë deri në zgjedhje vlejnë sa katër vite dhimbjeje, duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës.

Ai e akuzoi Ramën për përpjekje për të “bërë Shqipërinë çyryke” dhe për të larguar qytetarët jashtë vendit. Sipas tij, premtimi për pasaportën evropiane është mashtrim, pasi shqiptarët tashmë janë në Evropë, por po detyrohen të emigrojnë masivisht. Ai theksoi se më 11 maj do të vijë përgjigjja ndaj kësaj qeverisjeje me votë për numrin 1 në fletëvotim. Xhaferri i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për Sali Berishën si kryeministër të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të demokratëve. Ai përfundoi duke thënë se ndryshimi vjen vetëm përmes rrëzimit të Edi Ramës.

“Kanë ngelur dhe 2 javë, por 2 javë janë sa gjithë jeta, 2 javë janë sa 4 vite që mund t’i kalojmë në dhimbjen tonë më të madhe, që çdo ditë do pendohemi pse nuk bëmë diçka më tepër që të largojmë një çyryk që na quan të gjithëve çyryk, që është në tentativë për ta bërë Shqipërinë çyryke, dhe është në tentativë për të larguar të gjithë nga Shqipëria.

Premtimi i Edi Ramës është ajo pasaportë evropiane, se ne do të mund të udhëtojmë drejt Evropës.

Ne jemi në Evropë, na ka larguar 1.1 milionë motra dhe vëllezër drejt Evropës. A do presim të na largojnë edhe 2 milionë të tjerë drejt Evropës? Jo, Edi Ramën do ta largojmë drejt burgut të Durrësit.

Edi Rama, boll na lëndove, jep dorëheqjen në marrëzinë tënde, ik në shpellë, mbyll gojën dhe as libra mos shkruaj se nuk t’i lexon njeri.

Dhe përgjigjen patjetër do ta marrësh më 11 maj, prindërit shqiptarë janë më të lënduarit se ç’ka në gjithë Evropën prindër.

Edi Rama, ne nuk bëjmë paqe, ne pranojmë vetëm kapitullimin tënd, dhe më 11 maj ti do të kapitullosh, me votën vetëm për numrin 1.
Vetëm numri 1 bën të mundur kapitullimin e një personi që ka luftuar qytetarët e tij.

Ne e dimë se çfarë është ky regjim, prandaj ne duhet, çdo dhëndër, çdo shoqe, çdo kushëri, çdo komshi socialist, t’i themi: Sali Berisha do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve, nuk do jetë kryeministër i demokratëve, nuk do jetë kryeministër i atyre që kanë vetëm teser partie dhe premtimet që ne kemi do jenë për gjithë shqiptarët që janë këtu, ata që do lindin dhe ata që do rikthehen”, u shpreh Xhaferri.

 

Etiketa: cyrykshqiperfixhaferri

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Aksident në Lushnjë/ 2 persona përfundojnë në spital

EMRI/ Sherr mes disa personash afër një kompleksi në Farkë, përfundon në spital 19-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com