GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaferri: Vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe hajduti i Tiranës s’mund të organizojë maratona

13:00 - 20/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaferri: Vrasësi i Ardit Gjoklajt  dhe hajduti i Tiranës s’mund të organizojë maratona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka publikuar foto nga protesta e të rinjve demokratë në Maratonën e Tiranës, ku dolën me bluza me fytyrën e Ardit Gjoklajt.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Xhaferri tha se “vrasësit e Ardit Gjoklajt nuk mund të organizojnë maratona në Tiranë”.

Ai e cilëson Tiranën si kryeqytetin evropian të trafikut dhe pastrimit të parave, ndërsa thekson se Veliaj nuk është përgjigjur para drejtësisë as për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Deklarata e plotë:

Vrasësit e Ardit Gjoklajt nuk mund të organizojnë maratona në kryeqytetin evropian të trafikut dhe pastrimit parave!

Asnjë maratonë dhe asnjë koncert nuk i fsheh gjurmët e krimeve mbi këtë qytet të kreut të bandës “5D” Erion Veliajt, njeriu që te kodrat e liqenit po krijon muzeun e palmave të korrupsionit në të cilat një ditë do të varet nga klanet kundërshtare në PS.

Sot të rinjtë e FRPD protestuan kundër kësaj maratone të organizuar nga ai që ende nuk është përgjigjur para drejtësisë as për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe as për vjedhjet e bandës “5D” dhe të Incenearatorit të Tiranës, që është kthyer në një kënetë të fondeve publike.

Nuk mund të bësh maratonë në kryeqytetin evropian të trafikut vetëm për marketing personal dhe për të vjedhur para publike sekti yt që dikur vidhte dhe fondet e MJAFT.

Ata që marrin pjesë në këtë maratonë duhet ta dinë se Tiranën e ke kthyer në qytetin më të ndotur të Evropës dhe me projektin tënd të pastrimit të parave në ndërtim po privon nga mundësia për të pasur një pronë me mijëra çifte të reja të Tiranës.

Kamikazët e tu në polici ta ndalin agresionin ndaj të rinjve të FRPD, pasi përballë do na kesh në çdo aktivitet dhe shpura e mercenarëve dhe truprojave të krimit që punojnë për ty nuk do të shpëtojnë nga aksionet tona.

Aktivitetet sportive dhe koncertet ti i ke kthyer në haraç për paratë publike dhe zhvatje ndaj qytetarëve se ti nuk njeh gjuhë tjetër, ndaj dhe ne do të drejtohemi me gjuhën që ti hajdut meriton që është protestë dhe rezistencë!

 

Etiketa: gjoklajhajdutvrases

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Një foto që s’ka për ta harruar, sulmuesi shqiptar luan ‘kala dibrançe’ me Messin

Një foto që s’ka për ta harruar, sulmuesi shqiptar luan ‘kala dibrançe’ me Messin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com