GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Xhakolli i Pogradecit hedh në lumë 800 MLN lekë, ja skema për t’ia dhënë paratë Luan Kaprit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhakolli i Pogradecit hedh në lumë 800 MLN lekë, ja skema për t’ia dhënë paratë Luan Kaprit

Xhakolli i Pogradecit hedh në lumë 800 MLN lekë, ja skema për t’ia dhënë paratë Luan Kaprit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Biznesmeni Luan Kapri prej vitesh është një lojtar i tenderave dhe një risk i shtuar i korrupsionit në vendimet e Bashkisë Pogradec për fondet e prokuruara. Këtë precedent e ka forcuar  Ilri Xhakolli, kryetari aktual i bashkisë. Ky nuk qëndron pas paraardhësve në atë zyrë, kur vjen fjala tek abuzimet.

Dokumenti i mëposhtëm është vlerësimi i Open Data për tenderin e fundit, që është shënuar me “Flamur të kuq”, si shenjë për risk të lartë korrupsioni gjatë procedurës.

Xhakolli kërkon të zhvillojë një aferë që ka si objekt “Sistemim i Lumit të Buçimasit dhe Rehabilitimi i Infrastrukturës Rrugore”.

Sipas dokumenteve që disponojmë, shihet se do të pastrohen barishtet anës lumit, do të hidhet një shtresë rruge dhe do të vendosen shtylla për ndriçim.

Dhe për këto punime, Xhakolli parashikon të shpenzojë 800 milionë lekë! Para të hedhura në lumë? Jo. Xhakolli është kujdesur që fondi t’i xhirohet mikut të tij. Këtë dyshim e vërtetojnë të dhënat më poshtë.

Në dokumentet standarde të tenderit shohim se kanë paraqitur oferta  9 firma. Një pjesë të kompanive, në tetor 2023, kur u zhvillua gara, kryetari Xhakolli u kujdes t’i skualifikonte për “mospërmbushje të kritereve”. Mes të skualifikuarve ishte edhe firma “Rej shpk”, në pronësi të Luan Kaprit. Çudi që kjo kompani të eliminohej, pasi i ka marrëdhëniet shumë të mira me pushtetin.

Por, kjo ka qenë loja!

Për të shmangur reagimin e konkurrentëve të tjerë ndaj kryetarit të bashkisë, është futur në lojë ankimimi në KPP me qëllim që të justifikohej një vendimi në favor të kompanisë së biznesmenit Luan Kapri.

Ky rast ilustron në një farë mënyre, pse kryeministri kërkon së fundmi të vendosë inteligjencën artificiale në vendimet për tenderat. Në atë ankesë Kapri kërkonte që ofertat e tjera të mbeteshin të skualifikuara, por oferta e firmës së tij të rishikohej. Komisioni i Prokurimeve Publike ( që njihet për qëndrimin në favor të oligarkëve) i dha të drejtë vetëm për këtë pikë të fundit, vendim i cili i hapi rrugën për abuzim Kaprit.

Shohim që pasi ka marrë vendimin e KPP, Xhakolli ka shpallur menjëherë fituese kompaninë “Rej” shpk, në pronësi të Luan Kaprit. Kontrata i është dhënë pa zhvilluar ndonjë garë siԭ e kërkon ligji mbi prokurimet. Përveç se e fitoi tenderin në mungesë të konkurrencës, “Rej” shpk kishte edhe ofertën më të shtrenjtë.

Por kjo nuk është shqetësim për kryetarin e bashkisë.

Sikur e cekëm pak më lartë, Kapri duket sikur e ka ‘privatizuar’ Bashkinë Pogradec, sepse prej vitesh përfiton pa garë çdo tender që i vë gishtin. Bëjmë me dije se, Luan Kapri, krahas rolit si biznesmen, njihet në Pogradec edhe si kushëriri i parë i ish-kryetarit të Bashkisë së qytetit, Eduart Kapri.

Epo edhe tani që në krye të bashkisë është Xhakolli, Kapri e ka tryezën e shtruar me flori, se në fund të fundit Xhakolli nga xhepat e qytetarëve i merr fondet e tenderave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimilir xhakolliLuan KaprilumiPogradectender

Lajme të lidhura

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë
Breaking Views

“Oktapodi” i tenderave/ Pa dorëzuar Stadiumin e Kamzës, Yzedin Bozhajt i jepen 2.3 MLD lekë për asfaltimin e Babrrusë

22:55 - 08/07/26
Para
Gazetari Elton Qyno kërkon në GJKKO kthimin e sendeve personale

Gazetari Elton Qyno kërkon në GJKKO kthimin e sendeve personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në Bashkinë Berat. Një 15-vjeçar, që ishte duke punuar me...

Lexo më shumë
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com