GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhaxhai i burrit të Vjosa Osmanit dyshohet për pedofili, autori u hakmor për dy motrat e tij

14:23 - 17/08/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhaxhai i burrit të Vjosa Osmanit dyshohet për pedofili, autori u hakmor për dy motrat e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sadri Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt në Kosovë, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.

Gazeta Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘përdhunimi i dy motrave të autorit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas burimeve tona, viktima ishte burri i tezës së autorit.

Viktima Sadri Sadriu është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.

Për rastin, sipas burimeve të medias kosovare, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.

Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.

Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.

Një pjesë e komunikimit në grupin e Facebook, ku ishte edhe Prindon Sadriu dhe presidentja Osmani:

Nacionale posedon këtë korrespodencë komunikimesh, bashkë me dokumentet që rasti ishte paraqitur në organet kompetente në Preshevë.

Media kosovare ka mësuar, se ‘familjarët e autorit ishin të indinjuar që rasti nuk po trajtohej nga organet e drejtësisë’ duke aluduar në anashkalimin e tij ‘falë fuqisë politike të familjes Sadriu’.

Për të gjitha këto pretendime, Nacionale ka kontaktuar edhe Presidencën e Republikës së Kosovës, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Bibaj të Ferizajt?

Zyrtari policor Festim Ramadani raportohet se e ka vrarë një person në oborrin e një sallë dasmave në fshatin Bibaj te Ferizaj, ku viktima është Sadri Sadriu.

I dyshuari më armë të gjatë zyrtare ka vrarë viktimën,dhe më pas është vet-dorëzuar në stacionin policor, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zyrtari policor kishte shkuar në vendin e ngjarjes me rroba civile dhe jashtë orarit të punës.

Kështu ka bërë të ditur për media, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Qazim Reka.

“Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë, por nuk është kallashnikov” – ka thënë Reka.

Tashmë i dyshuari, zyrtari policor, është suspenduar nga puna, ku kjo u bë e ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas IPK-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në një restorant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.” – thuhet në njoftim.

Sipas IPK-së, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .

Gjithashtu i njëjti dyshohet se në këtë rast ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë
Breaking Views

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

17:41 - 28/04/26
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia
Aktualitet

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut
Kosovë & Rajon

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Para
Arrestohet i moshuari në Vlorë, dhunoi bashkëshorten. 64-vjeçarja ndërron jetë në spital

Nëna rreh vajzën, ajo e denoncon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë
Breaking Views

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

17:41 - 28/04/26

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e...

Lexo më shumë
Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

Kategoria Superiore, përzgjidhet 11-shja dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

15:29 - 28/04/26
U arrestua për abuzim me fondet e BE, Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Metës dhe Veliajt ia refuzuan, GJKKO nxjerr nga kafazi Ilir Beqajn

14:59 - 28/04/26
“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

“Shqiptari i mirë është i vd*kur”, rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut

14:25 - 28/04/26
Spiropali: Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet

Rama e kërcënoi me përjashtim/ Reagon Spiropali: Do bërtas kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, më përjashto!

14:05 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com