GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Xhevdet Ferri nderohet pas vdekjes me titullin “Nderi i qytetit”

14:04 - 17/01/24
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhevdet Ferri nderohet pas vdekjes me titullin “Nderi i qytetit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktori durrsak Xhevdet Ferri u nderua nga bashkia Durrës me titullin “Nderi i qytetit”, 4 vite pas vdekjes.

Ky vlerësim iu dha pikërisht në ditën kur Ferri ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Ceremonia u mbajt në ambientet e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku aktori kishte performuar shumë role. Miq e kolegë ndanë disa kujtime me Xhodën, siç njihej në rrethin e ngushtë.

“Unë kam punuar shumë me të dhe jemi bashkuar në filmin “Mendimi”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos” dhe në fund tek filmi “Delegacioni”. Edhe deputet kemi qenë bashkë. Ishim bashkë sepse na puqnin shijet, natyra, diskutimet e përgjithshme për teatrin, filmin, lojën. Gjynah që iku pa mbushur 60 vjeç.”, tha aktori Ndriçim Xhepa.

“Janë shumë emocione për mua, nuk i mbaj dot. Na iku shpejt, humbje për teatrin. Me dridhen gjunjët, nuk flas dot më shumë”, tha Hysen Bashhysa.

“Ishte shumë bashkëpunues, krijonte marrëdhënie tepër miqësore dhe shoqërore”, u shpreh aktori Xhelal Tafaj.

“Xhevdet Feri është ndër bashkëkolegët më të mençur që ka kasta e artit shqiptar. Kishte inteligjencë emocionale dhe intelekt, i bekuar nga Zoti me një shpirt shumë të madh me atë që quhet “Artist””, tha Anila Varfi.

“S’para kam emocione, por sot e pata të vështirë. Jam njoh me Xhodën në vitin ’81. Që nga ajo ditë ne kemi qenë çuditërisht shumë të afërt”, u shpreh Petrit Beci.

Mes emocionesh dhe mallit, Bora Ferri e kujtoi të atin si një njeri mirënjohës e mjaft modest.

“Sa i bukur ke qenë mo babo. Si s’të ngjava pak më shumë. Ai iku shumë shpejt. Nëse do ishte më ne sot do kishte ndryshuar ngjyrë disa herë sepse ndesh me profesionin që kishte, nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes. Në ka virtytet që e karakterizonin ishte mirënjohja dhe sot do kishte qenë shumë mirënjohës”, tha vajza e Xhevdet Ferrit.

Mirënjohje të përzemërta për atë që i dha artit shqiptar, shprehu edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

“Atij i mjafton emri dhe vepra që ka lënë, por ne i japim dhe vlerësimin tonë modest, them modest, sepse Durrësi nuk i nxë përmasat e tij”, tha kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako

Xhevdet Feri u nda nga jeta 4 vite më parë, në moshën 59-vjeçare, ndërsa do të mbahet mend për shumë role të spikatura në kinematografinë shqiptare. Ky titull iu dha artistit të mirënjohur me motivacionin: “Personalitet i lartë dhe i shquar në fushën e artit, kulturës, edukimit, politikave kulturore, qytetar model, artist i madh i skenës dhe ekranit, deputet që përfaqësoi me nder dhe dinjitet qytetin e Durrësit”.

Xhevdet Feri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshorti i aktores Rozeta Feri me të cilën ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”, etj.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student. Më pas ai zhvilloi një karrierë të gjatë artistike.

Etiketa: xhevdet ferri

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
BIRN: Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari…

BIRN: Debati për bullizmin online nxjerr nga sirtari...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26

Ambasada e SHBA-ve ka njoftuar të gjithë shtetasit amerikanë në Shqipëri që të kenë kujdes ditën e nesërme gjatë zhvillimit të...

Lexo më shumë
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com