GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi në Kuvend sqarime nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 26 qershor 2024, që sipas saj ka sjellë trajtim të pabarabartë financiar për mësuesit.

Xhixho deklaroi se nga pagat e mësuesve janë mbajtur shuma për një periudhë 1 vit e gjysmë dhe se këto nuk janë rimbursuar, duke e lidhur këtë me situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

“Janë prej 11172 punonjës mësimorë. Vendimi i qeverisë datë 26 qershor 2024 i hoqi padrejtësisht mësuesve nga 20-60 mijë lekë të vjetra në mua, duke ua mbajtur nga paga për 1 vit e gjysmë jo vetëm që nuk rritën pagat, po u ka marrë në mënyrë flagrante deri në 1 mln. Jo vetëm që nuk u kërkuar ndjesë, por edhe projektligji që u synua të korrigjonte këtë padrejtësi, ishte gjysmak. Sot mësuesit përballen dhe me njëherë krizë ekonomike, çmimet janë rritur me 50%. Është rritur dhe çmimi i naftës, po flasim për gjëra mbijetese. A keni ndërmend t’i ktheni mësuesve paratë që u keni marrë për turpin tuaj? Sot duhet t’i ktheni 1 mln të vjetra çdo mësuesi”, tha Xhixho.

Ministrja Kumbaro u përgjigj duke iu referuar ndryshimeve ligjore të miratuara në mars, që sipas saj kanë adresuar këtë problematikë dhe kanë vendosur trajtim të barabartë për një kategori të caktuar punonjësish.

“Nga kjo sallë jam përgjigjur pyetjeve që ishin pjesë kësaj sekuence parlamentare. Si ministre dhe ne si mazhorancë, nuk i jemi përgjigjur çështjeve me retorikë, por me vendime konkrete. Këto janë zgjidhur që në fillim të muajit mars kur miratuam ndryshimet në ligjin për armimin parauniversitar. Ndryshimet lidheshin me trajtimin financiar për në kategori mësuesish. Bëhet fjalë për ato që janë punësuar përpara datës 1 mars 2017 me kohë të plotë dhe pa afat, që për shkak të kohëzgjatjes së prog studimit nuk ekuivalentoheshin me 8 semestra sipas kuadrit ligjor në fuqi. Vetë organizimi ka qenë i ndryshëm. Dua të them se përmes ndryshimit ligjor, janë 6761 punonjës arsimor që përfitojnë sot trajtim të barabartë duke i dhënë fund një hendeku të padrejtë. Jo vetëm që rritëm pagat, por më pas morëm dhe përgjegjësinë që kjo rritje nxori në pah. Nuk u bë më herët se zgjidhet nuk bëhen me deklarata, por me procese ligjore të qëndrueshme”, tha Kumbaro.

Në replikë, Xhixho ngriti edhe çështjen e vlefshmërisë së diplomave për mësuesit e diplomuar para vitit 2011, duke e lidhur këtë me kërkesat për licencim dhe kosto shtesë.

“Vini këtu e thoni sikur keni bërë heroizëm. Jen ministrja e nuk mban përgjegjësi se urdhrat i jep Edi Rama. Mësuesit po përballen me një tjetër problem, çfarë ndodh me mësuesit sot, pas 15 vitesh në sistem, sot qeveria u thotë që të diplomuar para 2011, duhet të pajisen me licencë. U mohohet përvoja 15 vjeçare, e u rriten dhe kostot. Vetëm regjistrimi për këtë provim 100 mijë lekë të vjetra. Për të marrë kartonin do paguajnë dhe 200 mijë lekë. U kërkohet dhe master me qëllim mbushjen e universiteteve që po zbrazen. Nëse sipas jush janë të paaftë, a nuk jeni ju në shkelje të ligjit që i keni mbajtur? Në vend që të gjeni zgjidhje, krijoni artifice për tua vështirësuar jetën. Në vend që të rrisni pagat, nuk bëni gjë tjetër veçse rrisni kostot e tyre”, tha Xhixho.

Etiketa: mesuespagaXhixho

Lajme të lidhura

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050
Aktualitet

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues
Aktualitet

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 20 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…
Aktualitet

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26
Para
“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 20 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:32 - 20/06/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

E katërta në botë! Shqipëria pritet të humbasë afro 45% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050

08:24 - 20/06/26
Bllokimi i disa rrugëve të Tiranës, procedohen penalisht 23 protestues

Tubimi mbarëkombëtar! Shqiptarët prej 20 ditësh ndodhen në protestë kundër Ramës, sot edhe Diaspora zbret në Tiranë

08:15 - 20/06/26
Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

Berisha publikon videon nga festat e Ballukut: S’kena me u pa mo bashkë…

07:54 - 20/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Qershor 2026

07:34 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetbetsmovegrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet