GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Xhubleta shqiptare shpallet pasuri e UNESCO-s

17:49 - 29/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhubleta shqiptare shpallet pasuri e UNESCO-s
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lajm i mirë vjen një ditë pas 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë; Xhubleta shqiptare ka hyrë në UNESCO. Lajmin e dha sot, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka njoftuar se xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

“Dua të ndaj një lajm shumë të mirë. UNESCO miratoi në formë unanime shpalljen e xhubletës dhe dijebërjen e saj, pasuri të UNESCO-s. Një thesar që në vrullin e kohës rrezikonte të zhdukje. Për të ardhur në këtë ditë na janë dashur vite pune. Falenderoj çdo specialist që na ndihmoi për dosjen e aplikimit. Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s,”-bëri me dije ajo.

Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat.

Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera që i përkasin mijëvjeçarit të II p.e.s. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës ilire, ndërsa emblema më e dukshme është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.

Etiketa: pasurishqiptarëXhubleta

Lajme të lidhura

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh
Aktualitet

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Para
Salianji nga foltorja e Kuvendit: Projektet në duart e 5 oligarkëve

Salinaji: Interesa personale në PD zyrtare, pas tyre fshihet Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com