GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Xi dhe Putin krah për krah: NATO, model i vjetër, duhet zëvendësuar

14:00 - 01/09/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Xi dhe Putin krah për krah: NATO, model i vjetër, duhet zëvendësuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia kërkon që të ndërtojë një forcë ushtarake për të zëvendësuar NATO-n, ndërsa Kina synon të bëhet lider alternativ botëror. Ky është rezultati i dalë nga samiti dyditor i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), të zhvilluar në qytetin portual kinez Tianjin.

Presidenti Xi Jinping shpalosi në samit vizionin e tij për një rend ndërkombëtar më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës, duke dhënë miliarda dollarë ndihma dhe kredi për vendet partnere. Ai kritikoi hapur hegjemoninë dhe “mentalitetin e Luftës së Ftohtë”, terma që shpesh përdoren nga Pekini për të goditur politikën e SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë.

“Duhet të shfrytëzojmë fuqinë e tregjeve tona gjigante dhe të rrisim lehtësitë tregtare e investuese mes vendeve anëtare”, deklaroi Xi. Ai premtoi 2 miliardë juanë (rreth 280 milionë dollarë) grante për vendet e SCO-së dhe 10 miliardë juanë të tjera (1,4 miliardë dollarë) kredi për konsorciumin bankar të organizatës, duke propozuar gjithashtu krijimin e një Banke Zhvillimi të SCO-së.

Në samit morën pjesë liderë botërorë si Presidenti rus Vladimir Putin, Kryeministri indian Narendra Modi dhe Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Putin, duke e mbështetur vizionin e Xi-së, bëri thirrje për krijimin e një force sigurie si kundërpërgjigje ndaj NATO-s. “Duhet të krijojmë një sistem që do të zëvendësonte modelet e vjetërsuara euroatlantike dhe të përqendruara tek Europa, duke marrë parasysh interesat e sa më shumë shteteve që të jetë e mundur”, tha Putin.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/09/68b5446bb3583.mp4

Marrëdhëniet e ngushta Pekin–Moskë

Samiti shënoi gjithashtu edhe afërsinë personale mes Xi dhe Putin, me dy liderët që u panë duke ecur krah për krah dhe duke biseduar me buzëqeshje në një darkë zyrtare. Takimi vjen pak pas samitit të Putinit me Presidentin amerikan Donald Trump në Alaskë dhe në një kohë kur Rusia përballet me presione perëndimore për pushtimin e Ukrainës.

Putin përsëriti narrativën e Kremlinit se lufta në Ukrainë është pasojë e “grushtit të shtetit të nxitur nga Perëndimi” dhe jo agresion i Moskës, duke vlerësuar rolin e Kinës dhe Indisë në përpjekjet për paqe.

Tarifat e Trump dhe lëvizjet diplomatike

Ndërkohë, politikat tregtare të Trump kanë trazuar më tej situatën. Tarifat 50% ndaj Indisë kanë përkeqësuar marrëdhëniet SHBA-Nju Delhi, ndërsa India ka nisur të afrohet me Kinën dhe Rusinë. Kryeministri Modi zhvilloi takimin e tij të parë në Kinë pas shtatë vitesh, duke treguar gatishmëri për bashkëpunim në kushtet e reja globale.

Samiti i Tianjinit shihet si pjesë e një fushate më të gjerë diplomatike të Xi Jinping, e cila do të kulmojë me një paradë të madhe ushtarake në Pekin ku pritet të marrin pjesë Putin, Kim Jong Un i Koresë së Veriut dhe mbi 20 liderë të tjerë nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Përveç Kinës, Rusisë dhe Indisë, SCO përfshin edhe Iranin, Pakistanin, Bjellorusinë, Kirgizistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin.

Etiketa: PutinVladimir Putin

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Berisha: FBI të hetojë udhëtimet me charter të Ramës me Alex Soros-in

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet me charter të Ramës me Alex Soros-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com