GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ylli i Premier League kritikon rregullin e ri: As arbitrat nuk e duan

21:00 - 07/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ylli i Premier League kritikon rregullin e ri: As arbitrat nuk e duan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i Premier League (i ndjekur edhe nga Kampionati Spanjoll) për të aplikuar rregullin e minutave shtesë si gjatë Kupës së Botës 2022, nuk ka kënaqur futbollistët në kampionatin anglez, e me sa duket as vetë gjyqtarët.

Rregulli parashikon që shtesat në fund të çdo pjese loje të reflektojnë siç duhet ndalesat e lojës si rivëniet e topit, ndalesat për faullet apo dhe festat pas shënimit të golave, duke shtuar shumë minuta.

Një taktikë që është zbatuar për të detyruar lojtarët që të bëjnë futboll efektiv gjatë 90 minutave, por që si fillim, gjen kundërshtimet e zjarrta të tyre. Dhe emri i cili bëri të qartë këtë mendim ishte pikërisht një nga figurat më përfaqësuese të kampionatit, Kevin De Bryjn.

Fantazisti belg, pas ndeshjes së Superkupës së Anglisë që Mançester Siti humbi ndaj Arsenalit me penallti, shprehu pakënaqësi për këtë rregull të ri, i cili në fakt u kushtoi trofeun sepse barazimi i “topçinjve” erdhi në minutën e 101-të (ishin akorduar 8 minuta shtesë).

“E tregon vetë fakti që do të luajmë 15 minuta më shumë në çdo ndeshje nga sot e tutje. Ne folëm me lojtarët e Arsenalit, apo edhe me gjyqtarët. As ata nuk duan ta bëjnë, por është rregulli i ri dhe duhet ta pranojmë.

Në një ndeshje si sot, ku u shtuan tre minuta edhe në pjesën e parë, nuk e di se çfarë mund të ndodhë nëse luan ndaj një ekipi më të dobët që mundohet të vonojë lojën gjatë gjithë kohës. Sot kemi luajtur 12 apo 13 minuta.

Por mendoj se do të shohim ndeshje që shkojnë 20 apo 30 minuta. Mendoj se situata do të ndryshojë pas një apo dy muajsh, por ishte ndeshja e parë.

Po mendoj që do luajmë me Seviljen për Supërkupën të mërkurën dhe kemi 15 apo 20 minuta e pastaj do të luajmë përsëri të shtunën ndaj Njukasëll. Është njëlloj si të kemi dy kohë shtesë. Do të shohim si shkojnë gjërat, por nuk ka asnjë kuptim”, tha mesfushori belg i Mançester Sitit./PanoramaSport

Etiketa: minutat shtesePremier Leaguerregulli i ri

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Pas kaosit me Feron, Arbenita shfaqet e lumtur me vajzën e saj

Pas kaosit me Feron, Arbenita shfaqet e lumtur me vajzën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në subjektet “Beata dhe “Burgaj”. Inspektimet kanë vijuar ditën e sotme në Shkodër. Inspektorati...

Lexo më shumë
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com