GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ylli komunist në Sunny Hill, deputete e PD-së: Veliaj të kërkojë ndjesë, mallkuar qofshin simbolet e diktaturës…

12:47 - 29/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ylli komunist në Sunny Hill, deputete e PD-së:  Veliaj të kërkojë ndjesë, mallkuar qofshin simbolet e diktaturës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shfaqa e simboleve komuniste në festivalin Sunny Hill, i organizuar nga Bashkia e Veliajt ka sjell një seri reagimesh nga deputetët e Partisë Demokratike.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi Tyli shkruan se 30 vjet pas heqjes së yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është rishfaqur gjigant atje ku nuk pritej, në festivalin i cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve.

“Një nga vendimet e para të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992 ishte heqja e yllit komunist nga flamuri shtetëror i Republikës së Shqipërisë. 30 vjet më pas, ylli është rishfaqur gjigant atje ku nuk pritej, në festivalin e organizuar ne Tiranë, i cili duhet te promovonte kudo simbolet kombëtare të shqiptarëve. Ndoshta mijëra të rinjtë që ishin atje për t’u argëtuar nuk e kanë vënë re detajin dhe ndoshta s’u bën as përshtypje, por organizatorët e festivalit na detyrohen një shpjegim dhe një ndjesë. Shqipëria ka shumë nevojë të promovohet si një vend normal, ku performojnë artistë të mirënjohur, rinia ka shumë nevojë të ketë mundësi për argëtim, shoqëria e ka të domosdoshme të emancipohet. Por as Shqipëria, as rinia, as shoqëria nuk mund të ecin përpara me simbolet e së keqes”, është shprehur Çupi.

Të njëjtin mednim ndan dhe deputetja Greta Bardeli Gjoni e cila përmes një komunikimi publik ka denoncuar shfaqen e simboleve komuniste në festival.

“Ata që paturpësisht shfaqin simbolet e diktaturës, si flamuri me yll i viteve të komunizmit gjakatar, janë po ata që ditën mbarëeuropiane në kujtim të viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, 23 gusht, nuk bënë asnjë reagim zyrtar qoftë për kortezi në rrjetet e tyre që i perdorin ditë e natë për një realitet që ekziston vec për ta e për oligarkinë e pushtetit, ndërsa njerëzit e këtij vendi vuajnë nga kriza ekonomike e varfëria që thellohet përdite, të rinjtë, familjare me femijë që po bëhen lajm ndërkombëtar për skenat e ikjes brigjeve të europës e botës! ! Turp për ta e mallkuar qofshin simbolet e diktaturës që i mbajnë gjallë pinjollët e vegjël e të mëdhenj të komunizmit gjakatar!“ është shprehur deputetja.

Etiketa: Dhurata Çupi Tyliseputetesimbole komunisteSunny Hill

Lajme të lidhura

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Para
Kur të hiqni brisk në faqe, pyesni: Pse fundi i ‘Rrugës së Durrësit’ quhet ‘Zogu i Zi’?!

Kur të hiqni brisk në faqe, pyesni: Pse fundi i ‘Rrugës së Durrësit’ quhet ‘Zogu i Zi’?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1 vit e 2...

Lexo më shumë
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com