GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ylli Manjani i del në krah Luan Ramës: LSI-ja e tradhtoi dhe e dënoi para zgjedhjeve

15:41 - 30/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ylli Manjani i del në krah Luan Ramës: LSI-ja e tradhtoi dhe e dënoi para zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas dorëheqjes së Luan Ramës nga të gjitha funksionet që mbante në LSI.

Manjani i ka dalë në krah Ramës, teksa shkruan në “Facebook” se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për humbjen e mandatit në Vlorë, pasi ai vetë u shpall “tradhtar” para zgjedhjeve.

““Luan Rama, pavarësisht arsyeve që parashtron në dorëheqjen së Tij nga detyrat partiake, NUK KA ASNJË PËRGJEGJËSI politike për humbjen e mandatit të LSI në Vlorë. Në parim shqiptarët në zgjedhjet e fundit gjykuan LSI, jo kandidatët e saj. E çfarë gjykimi, pa!? Në Vlorë, ekuacioni u bë edhe më i vështirë kur 2 javë para ditës së votimit Luani u shpall “tradhtar”!!!! Se kë e çfarë tradhtoi Luani një dreq e di!? Them dreq se nuk dua të ngatërroj zotin me këto punë…Të shpallesh armik para votimit, të dilet në thirrje publike “mos votoni Luanin” dhe, të mendosh të marrësh dhe mandat këtë vetëm një politikë e çakërdisur e bën! Ndaj them se Luani nuk ka asnjë përgjegjësi”.

Manjani shton se LSI-ja vetë bënte thirrje që të votohej numri dy i listës, dhe jo numri një që ishte vetë Rama, duke e tradhtuar këtë të fundit dhe duke u bërë vetë përgjegjës që të humbnin mandatin.

“Ai nuk është vlonjat dhe nuk mori votat e shokëve të lagjes, që të jetë përgjegjës. Ai shkoi atje si përfaqësues politik dhe u shpall armik nga partia e tij, mu para votimit. LSI bënte thirrje të votohej nr. 2 i listës…Ja, kaq e thjeshtë është! Nga ana tjetër, Luani s’ka përse spjegohet gjatë për dorëheqjen e Tij, sepse ai nuk është i dorëhequr, por i tradhtuar! I tradhtuar, por edhe i dënuar për tradhti…,”- shkruan Manjani”.

Paraditen e sotme, Luan Rama, nënkryetari i LSI, njoftoi largimin nga partia dhe nga çdo funksion qëë mbante aty. Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama sqaroi se drejtuesi i fushatës mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, referuar humbjes së LSI në Vlorë, ku nuk u arrit të merrej asnjë mandat.

Etiketa: Luan RamaYlli Manjani

Lajme të lidhura

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Para
“Kam 23 vite nën trysni”, U kërcënua në mënyrë të përsëritur, Limoz Dizdari dorëzon padi në SPAK

"Kam 23 vite nën trysni", U kërcënua në mënyrë të përsëritur, Limoz Dizdari dorëzon padi në SPAK

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com