GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ylli Ndroqi padit qeverinë në Arbitrazh, kërkon 128 mln euro

22:22 - 16/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis konfiskimi i RTV Ora, administratorët shkojnë në ambientet e televizionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është paditur sërish në Arbitrazh! Biznesmeni Ylli Ndroqi ka depozituar një padi përmes të cilës kërkon 128 milionë euro dëmshpërblim, kjo për sekuestrimin e televizionit Ora News që sipas tij është kryer në shkelje të njëanshme të disa kontratave, që ka pasur me shtetin shqiptar. Olikargia.al shkruan se padia i është dorëzuar në mënyrë zyrtare qeverisë shqiptare dhe tre ditë më parë dhe se Avokatura e Shtetit ka shpallur tenderin për të përzgjedhur studion ligjore, që do të mbrojë shtetin shqiptar në këtë konflikt.

Mosmarrëveshjet tregtare mes një shtetasi shqiptar dhe qeverisë së Shqipërisë gjykohen në gjykatat administrative të vendit, por duke qenë se bashkëshortja e pronarit të Ora News, Mimoza Ndroqi rezulton të ketë nënshtetësinë bullgare, kjo gjë i mundëson asaj ta padisë qeverinë shqiptare në Arbitrazh për shkeljen e traktatit dypalësh të investimeve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Dëmi i pretenduar

Në vitin 2015 qeveria shqiptare firmosi një kontratë koncesioni për ndërtimin e një porti jahtesh në Durrës me kompaninë koncesionare Albania Bay Marina. Pjesa më e madhe e aksioneve të Albania Bay Marina zotërohej nga pronari i i RTV Ora, Ylli Ndroqi me 50%, ndërsa gjysma tjetër ndahej mes kompanisë shqiptare ISDC me 30% dhe asaj bullgare, Quentin Ltd me 20%. Por investimi nuk u realizua asnjëherë për shkak edhe të problemeve me pronësinë e tokës.

Ndroqi pretendon se qeveria shqiptare ka shkelur në mënyrë të njëanshme kontratën e Portit Turistik, duke mos i vënë në dispozicion terrenin e premtuar në kontratë. Veç dështimit të Portit, biznesmeni Ndroqi pretendon se ka pësuar dëme nga qeveria edhe në disa kontrata të tjera që ai ka patur për ndërtimin e një resorti turistik, lejen minerare për shfrytëzimin e një miniere kromi si dhe disa liçenca për ndërtim hidrocentralesh.

Përveç këtyre, pretendimet e tjera të biznesmenit lidhen me sekuestrimin e pasurive nga autoritetet shtetërore, përfshirë televizionin Ora News. Për të gjitha këto pretendime, Ndroqi kërkon nga shteti shqiptar një kompensim prej 128 milionë euro, një shifër kjo pak më e madhe se sa kompensimi që fitoi një tjetër ish pronar mediash, biznesmeni italian Francesco Becchetti.

Breshëri arbitrazhesh

Shqipëria po përballet me një breshëri gjyqesh në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, ku biznesmenë dhe kompania të huaja pretendojnë kompensime të rënda financiare për dëme që pretendojnë se kanë pësuar nga qeveria shqiptare.

Deri tani, qeveria shqiptare ka humbur në të gjitha shkallët procesin gjyqësor me Francesco Becchettin, ku gjykata ICSID e dënoi Shqipërinë me 108 milionë euro gjobë plus interes dhe kostot administrative.

Por aktualisht janë në zhvillim disa procese kundër Shqipërisë në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, pretendimet e të cilave arrijnë në mbi 1 miliardë euro. Një javë më parë, kompania gjermane EMS, që ka me koncesion terminalin lindor në Portin e Durrësit, paditi qeverinë shqiptare duke kërkuar 40 milionë euro kompensim. Ndërsa pa u tharë ende boja e padisë së gjermanëve, Shqipëria detyrohet të përballet me një tjetër gjyq, këtë herë me biznesmenin Ylli Ndroqi, i cili kërkon 128 milionë euro. /Oligarkia.al

Etiketa: Kryesore1Ora NewsYlli Ndroqi

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Shtohet kriza, shtrenjtohet me 100 lekë kilogrami i qepëve

Shtohet kriza, shtrenjtohet me 100 lekë kilogrami i qepëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com