GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Yuri Kim kritikoi veprimin e tij në parlament, Berisha: Pozicion qesharak i guvernatores

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jam pro vettingut të politikanëve”/ Berisha: Yuri Kim sillet si gurvenatore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka marrë fund loja me opozitën kukull në Shqipëri. Berisha iu përgjigj deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila mori në mbrojtje Enkelejd Alibeajn. Ai tha se ajo që mund t’i thotë diplomates është vetëm ajo që loja me opozitë kukull ka marrë fund dhe kjo është arritja më e madhe e Shqipërisë. Në vijim, Berisha tha se doli në foltoren e Kuvendit për tiu përgjigjur Edi Ramës.

“Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhen bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që ishte zbehur. Ka mundësi t’ju jetë dhimbsur njerëzve” – tha Berisha.

Berisha komentoi edhe ngjarjen në Parlament, duke deklaruar se u përpoq të merrte fjalën dhe se Alibeaj shërbeu “si vegël e Ramës” për ta penguar, ngjarje të cilën e cilësoi të përsëritur.

“Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, në qoftë se deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala dy minuta. Çfarë mekanizmi kanë krijuar? Të turpshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thotë Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit” – tha Berisha.

Ai sqaroi edhe një herë “përplasjen” e ndodhur dhe tha se Alibeaj po përdoret nga qeveria.

“Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën. E nxorën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë. Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën. Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë. Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të bëhesh vegël për t’i mohuar të drejtën e fjalës një deputeti” – tha Berisha.

 

 

Etiketa: GuvernatorjakritikoiParlamentpozicionqesharakSa;i BErishavepriminYuri Kim

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
Rusia nuk i ndal sulmet/ Merr nën kontroll mbi 40 fshatra në Dontesk

Rusia nuk i ndal sulmet/ Merr nën kontroll mbi 40 fshatra në Dontesk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com