GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Yuri Kim “shuplakë” Ramës: Zgjedhjet e 2021 u blenë

18:37 - 04/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Babë e bir humbën jetën, Kim: Jemi të pikëlluar, ofrojmë mbështetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Sali Berishës. Ky i fundit e sulmon çdo ditë dhe ajo është përgjigjur. Kim ka dhënë një intervistë te VOA ditën e sotme dhe e cilësoi të papranueshëm faktin që Sali Berisha del e bën fushatë.

Sipas saj, personat e sanksionuar për korrupsion nuk mund të përfaqësojnë popullin shqiptar. Madje ajo e cilësoi si një zjarrvënës që premton të shuajë zjarret.

“Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët  janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë”, tha Kim.

 

INTERVISTA

-Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Ambasadorja Kim: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

-Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë, dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat, dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigja që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i SHBA për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim.

Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

-Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i, dhe që ricitohet në raportin e fundit të DASH, është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancishë mund të kenë kundërshtarët e saj, se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Ambasadorja Kim: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve  politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmonë ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

-Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Ambasadorja Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët  janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Etiketa: ambasadorja amerikane Yuri KimKryesore1Zgjedhjet

Lajme të lidhura

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës
Aktualitet

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat
Botë

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26
Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd
Ekonomi & Sociale

Fiket “Korridorit VIII”: Porti i ri i Durrësit mbetet në letër, rruga bllokohet në Librazhd

21:37 - 01/03/26
Para
“Fair Play Financiar”, PSG e pëson nga ligji i UEFA-s

“Fair Play Financiar”, PSG e pëson nga ligji i UEFA-s

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia
Breaking Views

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26

Pas disfatës ndaj Comos, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Lecces. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se...

Lexo më shumë
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26
Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

22:40 - 01/03/26
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com