GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Yuri Kim takohet me Olta Xhaçkën dhe ambasadorin ukrainas, ja arsyeja

18:53 - 12/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Yuri Kim takohet me Olta Xhaçkën dhe ambasadorin ukrainas, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia diplomatike e SHBA në Tiranë ka ndarë foto nga takimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, me ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Kim ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus. Ajo gjithashtu ka falënderuar Shqipërinë për rolin e saj si bashkë-pengmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Të Bashkuar me Ukrainën! Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti Ambasadorin e Ukrainës Volodymyr Shkurov dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka në Shtëpinë Ryerson për një mbledhje midis miqsh dhe aleatësh në solidaritet të Ukrainës. Ambasadorja dhe përfaqësues të vendeve të NATO-s, si dhe mbështetës të tjerë të Ukrainës, u bashkuan me Ambasadoren Kim për të rikonfirmuar të bashkuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Ambasadorja Kim falenderoi Shqipërinë për rolin e saj të fortë si bashkë-pengmbajtëse me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Gjatë dy muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 14 miliardë financim për sigurinë, mbështetje humanitare dhe ekonomike për Ukrainën. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë të tmerrshme dhe ne do të vazhdojmë të vendosim pasoja të rënda ndaj Rusisë dhe mundësive të saj. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, (deri në 8 maj), në Ukrainë kishte 7,061 viktima civile, me 3,381 burra, gra dhe fëmijë të vrarë dhe 3,680 të plagosur. OKB-ja gjithashtu ka llogaritur se rreth 6 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi i Rusisë në shkurt” – thuhet në statusin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Kujtojmë se ditën e sotme Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar sot rezolutën për të ngritur një hetim mbi akuzat për abuzime nga trupat ruse në Ukrainë. Kjo rezolutë u votua nga 33 anëtarë, ndërsa e vetmja votë kundër ishte Kina dhe Eritrea, ndërsa 12 shtete abstenuan.

Etiketa: AmbasadoriarsyejaOlta XhackatakohetukrainasYuri Kim

Lajme të lidhura

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA
Breaking Views

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Para
Ngacmoi një të mitur në qendër tregtare, dënohet me 1 vit burg shqiptari

Ngacmoi një të mitur në qendër tregtare, dënohet me 1 vit burg shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com