GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Zakonet që pritet të ndryshojmë në të ardhmen e afërt

15:09 - 09/03/23
në Lifestyle, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 3 min
A A
Zakonet që pritet të ndryshojmë në të ardhmen e afërt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asnjë revolucion teknologjik nuk ka sjellë tranzicione kaq të befta, të shpejta dhe radikale siç ka bërë digjitalizimi. Ky i fundit ndryshoi rrënjësisht jetën tonë, preferencat tona, zakonet tona dhe gjithashtu mundësitë tona.

Digjitalizimi vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, dhe ne tashmë mund të konkludojmë dhe parashikojmë se si do të formësojë të ardhmen e të gjithëve ne. Raporti Digital Global Overview për vitin 2023 tregon se sot ka 5.16 miliardë përdorues të internetit në mbarë botën, që është pothuajse 65 për qind e popullsisë së përgjithshme botërore dhe në mesin e këtyre njerëzve digjitalizimi do të sjellë ndryshime edhe më të mëdha.

9 nga 10 përdorues të internetit përdorin edhe rrjetet sociale

Siç pritej, përdorimi i rrjeteve sociale vazhdon të rritet, kështu që në fillim të vitit numri i përdoruesve arriti në 4.75 miliardë, pra më shumë se 92 për qind e të gjithë përdoruesve të internetit janë në rrjetet sociale. Kjo është një rritje vjetore prej tre për qind, dhe përdoruesi mesatar i internetit sot shpenzon gjashtë orë e 37 minuta online në ditë.

Përveç të gjitha zakoneve të tjera, të cilat i kemi adoptuar në masë të madhe në nivel global, le të shohim se çfarë ndryshimesh kanë ndikuar në aspekte të tjera të jetës sonë të përditshme në Shqipëri dhe çfarë na pret në të ardhmen e afërt.

Hulumtimi i kryer nga kompania Visa mbi zakonet e reja digjitale të konsumatorëve në Shqipëri, tregon se më shumë se një e treta e të anketuarve mendojnë se zakonet e tyre lidhur me çështjet e punës do të bëhen më digjitale, ndjekur nga shërbimet financiare (28%) dhe blerjet (24%) dhe vetëm një në 10 persona beson se transporti dhe kujdesi shëndetësor do të ndryshojnë në pesë vitet e ardhshme. Sipas sondazhit të kryer nga Visa “Zakonet e reja digjitale”, më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë se zakonet e tyre janë bërë më digjitale që nga pandemia e Covid-19 dhe mbi një e treta pranojnë se jeta e tyre e përditshme është bërë kryesisht digjitale.

Adoptimi i teknologjive të reja kërkon kohë, por bazuar në gjendjen aktuale, ne mund të imagjinojmë tre zakone që patjetër do t’i ndryshojmë në pesë vitet e ardhshme.

 

Kuletat digjitale

Të moshuarit ndoshta e kujtojnë jo me shumë entuziasëm kur bënin pagesa në sportele, në postë. Pritja në radhë, turma, grumbuj fletësh letre për t’u mbushur me dorë, gjithçka që së shpejti do të jetë krejtësisht e paimagjinueshme.

Transformimi digjital ka ndikuar gjithashtu në industrinë e shërbimeve të pagesave dhe tani ne mund të bëjmë pagesa në mënyra të panumërta të ndryshme, kudo dhe kurdo. Sondazhi “New Digital Habits” tregoi se një në dy të anketuar përdor më shpesh veprimet bankare elektronike dhe pagesat digjitale. Përveç kartave digjitale dhe llojeve të ndryshme të aplikacioneve për kryerjen e transaksioneve, telefonat tanë celularë dhe pajisjet e tjera inteligjente tashmë mund të përdoren edhe si mjet pagese.

 

Digjitalizimi i shërbimeve dhe administrimit

Administrata publike është një sektor që të anketuarit në Shqipëri e konsiderojnë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe në të cilin duan një shkallë më të madhe digjitalizimi, pra mundësinë e plotësimit më të lehtë të detyrimeve online ose me aplikim. Qytetarët presin që taksat, shërbimet shëndetësore, marrja e dokumenteve dhe kryerja e detyrave të tjera administrative të rregullohet më thjeshtë dhe më shpejt, qoftë online apo nëpërmjet aplikacioneve apo live, duke paguar me kartë pa kontakt apo pajisje celulare.

Bankat janë një shembull i mirë i kësaj praktike, sepse duke qenë se shumë shërbime ofrohen me një prekje gishti, zakonet e njerëzve janë bërë aq të digjitalizuara sa që për disa edhe shkuarja në bankë është tashmë një gjë e së shkuarës.

 

Digjitalizimi i proceseve me teknologjinë Al

Që nga lançimi i chatbot-it të ri – ChatGPT – në fund të nëntorit, teknologjia Al është bërë një temë e nxehtë. Qofshin sisteme që gjurmojnë të dhënat biometrike, makina që drejtohet vetë apo softuere që gjurmon financat dhe shkruajnë tekste, teknologjia Al po përhapet në shumë industri.

Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të automatizuar shumë detyra rutinë si futja e të dhënave, planifikimi dhe shërbimi ndaj klientit, të cilat në të ardhmen mund të kursejnë ndjeshëm kohë dhe të përmirësojnë efikasitetin në shumë vende pune. Përveç kësaj, Al mund të përdoret gjithashtu për të analizuar sasi të mëdha të dhënash dhe për të marrë vendime rreth proceseve komplekse, të tilla si njohja e tendencave, parashikimi i rezultateve dhe propozimi i veprimeve specifike.

Sado befasuese dhe e papritur të jetë, ndryshimet që teknologjitë e reja dhe digjitalizimi sjellin në jetën tonë duhen parë përmes prizmit të përparimit shoqëror që ishte i paimagjinueshëm deri vonë. Kjo është arsyeja pse ndryshime emocionuese na presin në 5 vitet e ardhshme dhe sigurisht ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si i kalojmë ditët.

Etiketa: LifestyleTeknologjiazakone

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Para
Eksperti i ekonomisë: Qeveria po zëvendëson investimet me PPP

Inflacioni/ Xhepa: Çmimet në Shqipëri, më të larta se në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com