GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zar i Berishës”, Demaliaj-Burimi përplasen për kullën. Debati

16:46 - 09/08/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Zar i Berishës”, Demaliaj-Burimi përplasen për kullën. Debati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analistët Genc Burimi dhe Ilir Demaliaj debatuan në News24 mbi ndërtimin e kullës shumëkatëshe që pritet të ngrihet pas TKOB, dhe akuzave se pas saj fshihet djali i Sali Berishës.

Analisti Demaliaj tha se në Shqipëri nuk funksionon drejtësia, ndërsa shtoi se politika është e lidhur me krimin. Ai u shpreh se bazuar në deklaratat që Sali Berisha ka dhënë për akuzat që lidhen me të birin, duket se në të vërtetë fshihet ai pas. Kjo sepse sipas Demaliajt, Berisha nuk kundërshton ndërtimin e ‘përbindëshit’, por mundohet të gjejë justifikime.

Në këtë pikë Demaliaj ëhtë përplasur fort me Genc Burimin, teksa ky i fundit iu drejtua duke i thënë se duhej t’i vinte turp që akuzonte opozitën për atë ndërtim në mes të kryeqytetit dhe jo qeverinë. Demaliaj tha se nuk e përjashton përgjegjësinë e qeverisë, por shtoi se shkatërrimi i vendit ka nisur me qeverisjen e Berishës dhe ka kapur majat më larta me qeverinë e Ramës.

Pjesë nga debati:

Ilir Demaliaj : Berisha duhej të kishte kërkuar mosngritjen e kësaj kulle. Berisha mundohet të gjej justifikim, duke i bërë thirrje Ramës të revokojë lejen, por kjo nuk është sfidë. Berisha nuk shpjegon pse nuk është e tij. Të gjitha lidhjet të çojnë se ajo është e Shkëlzen Berishës. Pasuritë e këtyre politikanëve dhe familjarëve të tyre janë kriminale.

S’ka nevojë të bëjmë retorikë boshe. Në Shqipëri nuk funksionon drejtësia, ky është problemi. Ne nuk kemi ndërtuar dot institucione të pavarura. Po të gjëmohen burimet financiare është fare e qartë se nga kanë ardhur këto para. Unë di një kryetar bashkie, të lagjes, djali i vet me Range Rover, edhe vetë ai me Range Rover, një vilë tre kate… një kryetar lagje, po këto që kanë poste të qeverisë? Këto që flasin për korrupsion dhe larje parash për kullat, këto që zbulojnë… pse nuk folën për këtë kullë? Nuk e dinin që po ngrihet një përbindësh në mes të Tiranës? Kjo tregon se lidhjet që flitet që janë, janë dhe logjike po të shohësh.

Genc Burimi: Jam i shokuar nga përmbysja e historisë që i bën zoti Demaliaj j. Imagjino që në mes të Parisit të vendoset të bëhet një kullë dhe analistët të mos merren me qeverinë por me opozitën. Jam dakord që Demaliaj  është i tmerruar me Berishën dhe e urren atë… qetësohuni njerëz.

Demaliaj : A i përmblodha të gjitha?!

Burimi: Mendon se është Berisha që vendos të bëjë një kullë në Tiranë, a je në metro?

Demaliaj : Lejen e ka dhënë qeveria dhe e keqja e kësaj politike është se janë përgjegjës të dy. Nuk përjashtoj qeverinë, por qeveria rri në këmbë se ka këtë opozitë.

Burimi: Jo rri në këmbë se ka mbështetje nga amerikanët e tu… ke apo nuk ke turp që merresh me opozitën dhe jo qeverinë?

Demaliaj : Po të jetë për turp, turp duhet të kesh ti

Burimi: Turp të kesh, një kullë 200 metër në Tiranë…

Demaliaj : Më lër të flas ore, unë nuk kam bërë ndonjë gjë për turp

Burimi: Mbron qeverinë dhe njeh korrupsionin

Demaliaj : Po mjaft mo mjaft, je bërë si ato gjeneratorët….

Burimi: Çlirohu nga Berisha

Demaliaj : Ti je zar i Berishës

Burimi: S’ka lindur ai burrë që me jep mua mend. i marr me radhë të gjithë, unë jam me drejtësinë…

Demaliaj : Tregohu pak më i moderuar se vjen nga Franca. Po të them që shkatërrimi që i është bërë Tiranës dhe Shqipërisë ka nisur me Berishën dhe është ngritur në majat më të larta nga qeveria. Sepse e ka në dorë mafia ekonomike.

Burimi: Po, por çfarë bën drejtësia? Unë sot jam për zgjidhje. Duhen reforma radikale, kështu nuk funksionon më.

Demaliaj : Mendoj se po bëhet një hap, por nuk kam besim se krimi dhe qeveria është shumë e lidhur

Etiketa: BurimiDebatidemaliaj

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Rihapet Ambasada saudite në Iran pas shtatë vjetëve

Rihapet Ambasada saudite në Iran pas shtatë vjetëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com